“Luaj me futbollistin më të mirë në Botë”, Icardi: Nuk doja largimin nga Interi

124

Mauro Icardi po kalon një moment tejet pozitiv te Paris Saint Germain.

Sulmuesi argjentinas u bashkua me kampionët e Ligue 1 në formulën e huazimit nga Interi, me PSG që ka në dorë fatet për blerjen e kartonit të tij. Golat dhe paraqitjet fantastike e kanë rritur ndjeshëm figurën e tij dhe gjasat janë që të qëndrojë gjatë në “Parc des Princes”.

Ndërkaq, në një intervistë të gjatë për revistën “Hypebeast”, Icardi ka folur për shumë tema. Icardi foli për shokët e ekipit, marrëdhënia me Mbappe, ndryshimi i fanellës dhe presioni që mbizotëron në Paris.

GRUPI – “Integrimi shkoi shumë mirë. Sapo mbërrita, të gjithë më mirëpritën, veçanërisht lojtarët që flasin spanjisht. Me ata që nuk flasin spanjisht, unë flas anglisht. Në fakt, të gjithë më ndihmojnë çdo ditë. Kur kam nevojë për diçka, ata janë kudo për mua. Unë u integrova shumë shpejt falë tyre.”

MBAPPE -” Me Kylian, ne jemi lidhur shumë. Ai është një djalë shumë i ri që tashmë është një nga lojtarët më të rëndësishëm në botë. Ne menjëherë gjetëm ndjenjën e duhur dhe i ndajmë gjërat në fushë, por edhe jashtë saj. Është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe është një avantazh për mua “.

OBJEKTIVI- “Viti i kaluar nuk ishte i lehtë edhe pse pata mundësinë të luaja shumë ndeshje dhe të shënoja disa gola. Ambicia ime është të vazhdoj të përmirësohem dhe dua të vazhdoj të jem një nga sulmuesit më të mirë në botë ”.

NDRYSHIMI – “Ne jemi një familje e madhe me pesë fëmijë. Ndryshimi ishte më i ndërlikuar për ta. Fëmijët janë akoma në shkollë në Milano dhe i takoj gjatë pushimeve. Ne nuk donim të ndryshonim për shkak të fëmijëve. Por ne e bëmë tashmë dhe besoj se jemi mirë. Kur kam kohë të lirë, unë bashkohem me ta në Milano, ku ende kemi shtëpinë tonë “.

PRESIONI – “Unë jam një person që nuk vuaj shumë nga presioni, kam vuajtur shumë në Argjentinë dhe në Itali. Është zakon, diçka që vazhdimisht më shoqëron. Kjo është loja dhe çmimi për të paguar një person të njohur. Por unë jam i qetë. Presioni nuk më shqetëson aspak “.

Sulmuesi është huazuar te PSG nga Inter për një sezon, me të drejtë blerje për shifrën e 70 milionë eurove.