Loja e serbit në nënshkrimin me Kukësin

476
Nëse i referohemi deklaratës së Presidentit të Luftëtarit, Grigor Tavos, se Mlladen Milinkoviç është nën kontratë me atë klub si trajner, deri në qershor të vitit 2018, është normale të ndalesh e të mendosh të dyja anët e medaljes. Duke ju referuar fillimisht Tavos, këtu ka një shkelje amatorësh, pasi ligji të ndëshkon kur je nën kontratë me një skuadër, ndërkohë nënshkruan për një tjetër, pa e mbyllur ligjërisht të parën. Nëse kështu, Tavo ka të drejtën ta padisë serbin për këtë shkelje, madje edhe ti marrë “ca euro” nga ato që i ka dhënë Safet Gjici në kontratën që nënshkroi me Kukësin. Nëse është ndryshe, se Milinkoviç e ka mbyllur ligjërisht kontratën me Luftëtarin, është ai që do ta padisë Tavon si ish-president për deklarata të kundërta. Por, ka edhe një “skup” tjetër në këtë mes, ai është Safet Gjici, i cili si president kampion, ndoshta del i tillë në mesin e këtyre të dyve. Sepse ai e ka parë kontratën që Milinkoviç ka pasur me Luftëtarin, e më pas ka nënshkruar, por nëse nuk e ka parë dhe ka firmosur “rrëmbimthi”, edhe ai bëhet objekt i ligjshmërisë. Gjithsesi, të presim vazhdimësinë e afërt, për të mësuar përfundimin e saktë.
Sigal