Llullaku shënon gol në fitoren e Astras dhe feston me shqiponjë

413
Sigal

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Azdren Llullaku ka zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë me Astra Giurgiu ku ka arritur të shënojë edhe një gol në fitoren 1-2  të skuadrës e tij ndaj Universitatea Craiova

Sulmuesi shqiptar tundi rrjetën duke shënuar golin e barazimit për Astra dhe më pas ka festuar golin me simbolin e shqiponjës. Llullaku shënoi një gol të bukur brenda zonës pas asistit të Claudiu Belu-Iordache.

Me këtë fitore Astra Giurgiu forcon vendin e katërt në tabelë. Ky ishte goli i gjashtë i Llullakut deri më tani këtë sezon në kampionatin rumun, ndërsa ka dhuruar edhe pesë asiste.