De Biazi për “TuttoMercatoWeb”: Nuk jetojmë me frikën e shansit, nuk e pyesim veten fare

453
Sigal

Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ka
dhënë një intervistë ekskluzive për portalin e njohur sportiv italian
“TuttoMercatoWeb”. Gjatë kësaj interviste ai ka folur për kualifikueset e Kupës
së Botës “Rusi 2018” me Shqipërinë në një grup ku përballë është edhe Italia.
Gjithashtu tekniku i kuqezinjve ka komentuar edhe të ardhmen e tij.


Çfarë përshtypje ju lanë ndeshjet ndaj Lihtenshtejnit
dhe Spanjës?


Mendoj se është normale të humbësh me Spanjën, pasi
diferencat sa i përket cilësive në nivelin teknik janë mëse të dukshme.
Megjithatë, pavarësisht rezultatit, çdo ndeshje duhet analizuar. Unë e theksoj
që kundër tyre ne kemi bërë mirë, edhe pse humbëm. Në përgjithësi, jam i
kënaqur nga dy ndeshjet e fundit.

Pyetje direkte: Sa mundësi keni për të shkuar në Rusi?


Nuk është problem për ne dhe nuk ia bëjmë këtë pyetje
vetes. Jetojmë dhe mendojmë ditë pas dite, por duke qënë realist. Kemi përballë
ekipe si Italia dhe Spanja, në të cilat luajnë kampionë të mëdhenj që kanë
fituar çdo gjë.


Si është hierarkia e grupit sipas jush?

Spanja ka cilësi superiore në krahasim me gjithë të
tjerat, pastaj vjen Italia. Më pas jemi ne, Izraeli, Maqedonia dhe
Lihtenshtejni. Gjithsesi diçka është e sigurt, ne do të provojmë deri në
fund./panoramasport