Itali – Laborator kokaine, arrestohen 7 persona, mes tyre një shqiptar. Mediat: Banda përfitonte 300 mijë euro çdo muaj

535
Sigal

   

Policia
italiane ka zbuluar sot nje laborator kokaine në Frozinone. Sipas mediave
italiane, mësohet se gjatë operacionit janë sekuestruar 11 kg kokainë e
përzier, ndërsa u arrestuan 7 persona, mes tyre një 29-vjeçar shqiptar.

Të njëjtat burime theksojnë se shqiptar ka inicialet M.E.
Mediat italiane bëjnë me dije më tej se banda ka përfituar 300 mijë euro për
çdo muaj. Pothuajse çdo ditë, policia italiane arreston banda kriminale, ndërsa
përmes kufirit detar sekuestron sasira të ndryshme droge.