Reagimi – Ristani: Prokuroria heton popullin, jo ata që vjedhin miliona euro

413
Sigal

Duke reaguar mbi hetimet e Prokurorisë për protestën e opozitës
së 8 dhjetorit të vitit të shkuar kundër një bunkeri në afërsi të Ministrisë së
Brendshme, sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani deklaroi se organi i hetimit heton popullin dhe jo ata që e vjedhin atë.

Sipas
tij, dëmi i pretenduar nga Prokuroria është 5 mijë eurp, ndërkohë që “organi i
akuzës nuk ka bërë një hap të vetëm për 320 milionë euro koncesione korruptive
në shëndetësi”.


Ristani: Prokuroria heton protestën e
popullit, por nuk heton ata që i vjedhin votën popullit. Nuk ka bërë asnjë hap
të vetëm për 1 miliardë euro dëm shkaktuar shtetit në një vit nga kjo qeveri
sipas raportit të KLSH, nuk ka bërë një hap të vetëm për 400 milion dollarë të
vjedhura në një vit në tatime e dogana, dhe ende nuk ka vënë para ligjit një
drejtues të lartë për drogën që ka pushtuar çdo territor të vendit.


Ristani
risolli sërish atë që opozita e quan aferën e CEZ, që sipas saj i janë
shkaktuar shtetit 600 milionë euro dëme.


Ristani: Prokuroria ka zbuluar dëmin 5
mijë euro, po s’ka bërë asgjë për vjedhjen më të madhe që u është bërë
shqiptarëve me aferën CEZ, me 600 milionë euro. S’ka bërë ende asgjë për aferën
skandaloze të Sharrës ku humbi jetën Arditi. Dhe po atë ditë, me 8 dhjetor,
Erjon Veliaj falsifikoi një dokument zyrtar, kallëzimi është në prokurori
pikërisht nga polici që iu vodh firma, dhe organi i akuzës ende s’ka bërë asnjë
hap në këtë drejtim.