Rama: Po largohem matanë detit për t’i shpjeguar italianëve se në Shqipëri nuk ka revoltë popullore

474
Sigal

Kryeministri Edi Rama, ka konfirmuar lajmin e publikuar ditën e djeshme, se do të largohet drejt Italisë, gjatë kohës kur opozita proteston.

Rama tha se do të shkojë në Itali, për të sqaruar italianët, se kronikat që kanë parë në televizionet e tyre, nuk janë reagim popullor në Shqipëri, por shqetësime të politikës.

“E mora fjalën në fillim se pastaj duhet largohem matanë detit dhe të shpjegoj për publikun e Italisë se çfarë kanë shfaqur me ato pamje shqetësuese, nuk është reagim popullor por brenda pallatit të politikës, të asaj partie që nuk pati sensin e reflektimit për vetveten. Një rrugë pa krye, e vetmja gjë e re, një veprim politikisht vetëvrasës. Jemi në kushtet e një sezoni të ri të një sezoni të njohur”, u shpreh kryeministri, përpara se të largohet

Kujtojmë se ndaj qeverisë Rama, janë publikuar disa artikuj dhe programe televizive, në mediat italiane, gjermane, zvicerane dhe irlandeze, duke pasqyruar protestat masive të opozitës dhe gjendjen e vendit. Duket se më shumë se sa revolta e qytetarëve, kryeministrin e kanë shqetësuar këto artikuj.