Liverpool – Tottenham/ Sulmuesi Harry Kane është i gatshëm të luaj në ndeshjen finale

507
Sigal

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane është i gatshëm të luaj kundër Liverpoolit në finalen e Champions Leagues.

Prej muajit prill sulmuesi britanik ka qëndruar larg fushave të blerta por tashmë testet mjekësore kanë dhënë konfirmimin që ai mund të luajë në finalen e 1 qershorit.

“Është situatë shumë pozitive për të. Ai ka ushtruar me grupin dhe është i gatshëm për finale” ka thënë trajneri i Tottenhamit, Maurizio Pochetino.

Kujtojmë që finalja Liverpool – Tottenham do të luhet në stadiumin “Wanda Metropolitano”.