Live shorti/ Shqipëria mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve

505
Po hidhet në Lozanë të Zvicrës shorti për kompeticionin më të ri të UEFA-s, Ligën e Kombeve, ku marrin pjesë të gjithë përfaqësueset europiane. Pasi janë përcaktuar ligat ku do të luajnë skuadrat dhe vazot në të cilat janë pozicionuar, nga përzierja e goglave do të mësohen kundërshtarët e Shqipërisë në këtë kompeticion, që do të zhvillohet çdo dy vjet.
Shqipëria do të niset nga Liga C në bazë të renditjes së UEFA-s. Kuqezinjtë janë në vazon e dytë, së bashku me Greqinë, Serbinë dhe Norvegjinë. Kundërshtarët e mundshëm të Kombëtares janë Hungaria, Rumania, Skocia dhe Sllovenia në vazon e parë; Mali i Zi, Izraeli, Bullgaria dhe Finlanda në vazon e tretë dhe Qipro, Estonia dhe Lituania në vazon e katërt.


Sigal