LIVE-Maqedoni-Shqipëri/ Rrezikojnë vendasit, disa raste para Berishës

618
Sigal

Trajneri Kirstian Panuçi kishte premtuar ndryshime ndaj Maqedonisë dhe ashtu ka ndodhur, tekniku ka zgjedhur një formacion ofensiv, duke aktivizuar nga minuta e parë Hykën, Roshin, Sadikun dhe Llullakun.

Ndërkohë, bie në dy fakti se në mesfushë kthehet Andi Lila, i cili do të jetë titullar bashkë me Kukelin. Kjo do të thotë se Panuçi ka lënë jashtë treshen titullarë të ndeshjes me Lihtenshtejnin: Abrashi-Basha-Memushaj.

MINUTË PAS MINUTE

15’ Nestorovski i shmanget mbulimit të mbrojtjes dhe në rrëshqitje e sipër, gjuan, pa gjetur kuadratin e Berishës,. Vazhdon të thumbojë ekipi vendas.

13’ Deri tani, Maqedonia duket në kontroll të plotë të mesfushës dhe e ka të lehtë të kalojë dyshen Lila-Kukeli.

11’ Alioski shpërthen në krahun e majtë të sulmit të vendasve, harkon në qendër por aty Pandev është i pavëmendshëm dhe fatmirësisht nuk devijon drejt portës. Ajeti dhe Mavraj largojnë me vështirësi topin.

7’ Shumë agresive Maqedonia në minutat e para, duke sulmuar mbajtësit e topit në radhët e përfaqësueses shqiptare.

4’ Rrezik në portën e Berishës. Ristovski arrin të pasojë në qendër nga e djathta, fatmirësisht Nestorovski nuk mbërrin dhe Ajeti largon sferën në këndore.

2’ Sadiku provon me një gjuajtje të fortë drejt portës në nëj goditje dënimi ballore, topi përplaset në murin mbrojtës.

1’Fillon me skandal ndeshja, vërshëllima dhe fyerje gjatë nga tifozët maqedonas gjatë Himnit të Flamurit

Ora 20:39

Zëdhënësi për shtyp I Maqedonisë tentoi të largonte nga tribuna e gazetarëve një flamur shqiptar me pretendimin se nuk lejohet.

6253f0cc-6c14-496c-8154-5663113ac616-470x264Në stadiumet e vendeve të ndryshme të Europës zakonisht vendosen këngë dhe hite të kohës së fundit, por nëse doni të dëgjoni këtë, duhet të gjeni një stadium tjetër. Në “Mlladost” të Strumicës ka vetëm këngë patriotike maqedonase, provokim i hapur për palën shqiptare.

Ora 19:28 -Dalin formacionet

Trajneri Kirstian Panuçi kishte premtuar ndryshime ndaj Maqedonisë dhe ashtu ka ndodhur, tekniku ka zgjedhur një formacion ofensiv, duke aktivizuar nga minuta e parë Hykën, Roshin, Sadikun dhe Llullakun.

shqiperia

Ndërkohë, bie në dy fakti se në mesfushë kthehet Andi Lila, i cili do të jetë titullar bashkë me Kukelin. Kjo do të thotë se Panuçi ka lënë jashtë treshen titullarë të ndeshjes me Lihtenshtejnin: Abrashi-Basha-Memushaj.

Maqedoni-Shqipëri: 20:45

Maqedonia: Dimitrevski, Ristevski, Musliu, Ristovski, Velkoski, Nikolov, Bardhi, Spirovski, Alioski, Pandev, Nestorovski.

Trajner: Igor Angelovski

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ajeti, Mavraj, Agolli, Kukeli, Lila, Roshi, Hyka, Llullaku, Sadiku.

Trajner: Kristian Panuçi

Gjyqtar: Jonas Erikson (Suedi)

Ora 19:00

Përfaqësueset e Maqedonisë dhe Shqipërisë kanë mbërritur në stadiumin e Strumicës, edhe pse duhet më shumë se një orë e gjysmë për të filluar ndeshja dhe shkallaret e impiantit ishin të boshatisura.

79d65dce-7303-4a13-b86d-565a093ef4b5

Të parët në fushë kanë hyrë maqedonasit, me Pandev që ka dalë i fundit nga dhomat e zhveshjeve.

4ba66d88-7a10-446b-8c7c-b3ec66e503a2

Ndërsa më pas radhën e kishin kuqezinjtë të cilët zbritën në stadiumin e ku ishin vetëm dhjetëra tifozë.

shqiperia