Liga e Kampionëve, grupi D/ Atletiko dhe Juventus “përplasen” për vendin e parë, Leverkusen pret ekipin rus

102

Grupi D i Ligës së Kampionëve ka rezervuar një përballje e cila në sezonin e kaluar prodhoi shumë spektakël. Bëhet fjalë për ndeshjen mes Atletiko Madrid dhe Juventusin, teksa bardhezinjtë falë një Ronaldo të inspiruar përmbysën në Itali disfatën 2-0 të pësuar në Spanjë.

Historia duket se do të vazhdojë edhe këtë vit, ndërsa përballja e parë do të jetë mbrëmjen e sotme në Madrid. Megjithatë, edhe në transfertë statistikat tregojnë se torinezët dinë të fitojë. Saktësisht kanë triumfuar në 5 nga 8 përballjet e fundit në Champions.

Por, bardhezinjtë e ndryshuar këtë sezon nga Sarri, duhet të llogarisin mungesën e një titullari të rëndësishëm si Duglas Kosta.

Ndërkohë, në kampin e Atletikos, Morata nuk do jetë i gatshëm, por kujdes duhet pasur nga talenti Zhoao Feliks. Ndeshja tjetër e grupit është ajo mes Bajer Leverkusen dhe Lokomotivës së Moskës.

Gjermanët kërkojnë me ngulm fitoren teksa një trepikësh do t’i jepte qetësi për ndeshjet e ardhshme, megjithatë e lehtë nuk do të jetë pasi vijnë nga një disfatë 4-0 në kampionat përballë Dortmundit.

Por, Leverkusen sa i përket Ligës së Kampionëve ka humbur vetëm 1 në 9 ndeshjet e fundit.

Lokomotiva në sezonin e kaluar e mbylli kompeticionin në vendin e fundit në grup, teksa nuk fiton në 13 përballjet e fundit jashtë shtëpisë duke regjistruar 4 barazime dhe 9 humbje.