KOMBËTARJA U-19/ Kazakistani kthen vizitën, fiton miqësoren e dytë me gol “moviole”

145
Dje, Kombëtarja jonë e 19-vjeçarëve, e ka humbur 0-1 miqësoren e dytë përballë Kazakistanit, ndeshje, e cila u luajt në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjes. Në pjesën e parë, kazakët ishin më kërkues, dhe kanë pretenduar disa herë për penallti, por arbitri i ndeshjes, lushnjari Kreshnik Cjapi nuk i ka akorduar. Në pjesën e dytë, kuqezinjtë e kërkuan më shumë golin, por pa e gjetur rrugën e rrjetës. Kjo do të ndodhte për Kazakistanin në minutën e fundit shtesë, me një gol që fillimisht u anulua nga anësori për pozicion jashtë loje. Por, pas konsultimit të kryesorit me anësorin (“moviolë”), u vendos që goli i kazakëve të quhej i rregullt. Kjo ishte ndeshja e dytë miqësore që Shqipëria U19 ka luajtur përballë Kazakistanit, vetëm pak ditë më parë ata 1-0 në po në “Roza Haxhiu” të Lushnjes.