Kombëtarja Shqiptare U21/ Redi Jupi dorëhiqet nga kombëtarja e vogël

126

Redi Jupi nuk
do të jetë më në pankinën e Kombëtares shqiptare të U21.

Trajneri 42 vjeçar ka dhënë dorëheqjen e tij
nga kjo detyrë , e cila duket se është pranuar edhe nga Presidenti i Federatës
Shqiptare të Futbollit , Armando Duka.

Redi Jupi e mori drejtimin e
kombëtares U21 në vitin 2015, teksa zëvendësoi Skënder Gegën. Redi Jupi e
drejtoi kombëtaren Shqiptare gjatë ndeshjeve eliminatore për Evropianin e vitit
2017 të kësaj grupmoshe.

Kuqezinjtë 21-vjeçarë ndodheshin
në Grupin 4 të këtyre kualifikuesve, të cilat i mbyllën në vendin e katërt me
12 pikë, me një bilanc prej 3 fitoresh, 3 barazimesh dhe 3 humbjesh.