Klavio Meça, kampioni me stil

753
Sigal

Notari i shoqatës “Te Stela” doli kampion në 400m stil i lirë në Kampionatin Kombëtar për të Rritur

Klavio Meça, notari i shoqatës “Te Stela”, fitoi garën e 400 metrave stil i lirë, duke fituar duelin me Franc Aleksi e Tiranës. Meça, i cili një muaj më parë mori pjesë në Kampionatin Botëror të Notit në Barcelonë, fiksoi kohën 4’23”68, duke përmirësuar rezultatin e tij më të mirë. Rekordi në këtë garë i përket Ervin Zekthit (4’19”98). Koha e re e Meçës është më e mirë sesa ajo që ai arriti në Botërorin e Barcelonës: 4’27”25. Në Botërorin e Barcelonës morën pjesë edhe Noel Borshi (100 me stil flutur); Anxhela Kashari (50 metra stil i lirë); Ervin Zekthi (200 metra stil i lirë). I trajnuar nga babai tij, Besnik Meça dhe trajneri Pavllo Kisi, Klavio, spikati në garën e 400m stil i lirë, duke merituar duartrokitjet e të pranishmëve dhe urimet e specialistëve të notit. Meça fitoi edhe garën e 200m stil i lirë me kohën 2’04”27. I konsideruar si një nga notarët më të ardhme në vendin tonë, Meça synon tashmë pjesëmarrjen me normë kualifikuese në Lojërat Olimpike Rinore “Nanjing 2014”, që do të zhvillohen vitin e ardhshëm në Kinë, teksa në objektivin afatgjatë të tij është edhe pjesëmarrja në Lojërat Olimpike Verore “Rio 2016”, që do të zhvillohen në Brazil.

 – Klavio, kampion për të Rinj dhe të Rritur, në 400m stil i lirë dhe një përmirësimi prej gati pesë të qindtat i kohës tënde më të mirë. Cilat janë emocionet e para?

– Është fryti i një punë voluminoze që, kam bërë gjatë gjithë vitit dhe veçanërisht në javët e fundit. Më vjen mirë që, kam ruajtur formën fizike pas pjesëmarrjes në Kampionatin Botëror të Notit. Koha e arritur në Kampionatin Kombëtar të Notit në vendin tonë ishte e mirë, pasi e përmirësova rezultatin tim më të mirë me gati pesë të qindtat nga 4’23”73 në 4’23”68, por unë kam bindjen se mund ta përmirësoj akoma atë.

– Cilët janë rivalët e tu në garën e 400m stil i lirë në kampionatin tonë?

– Rivalët e mi kryesorë janë Eduard Cane dhe France Aleksi, të Tiranës.

– Ju stërviteni nga babai juaj, Besnik Meça. Sa ka ndikuar ai në rezultatet e larta që keni arritur?

– E konsideroj veten me fat që, ndiqem nga afër nga babai im, si në përgatitjen fizike dhe atë speciale. Në fakt, është një përgjegjësi e dyfishtë, por unë besoj se prania e tij më ka dhënë akoma më shumë shtytje për t’u përgatitur më fort dhe kapur rezultate të larta. Një 50% i arritjeve të mia i takojnë dhe trajnerit Pavllo Kisi.

– Ju, së bashku edhe me Ervin Zekthin, Anxhela Kasharin dhe Noel Borshin, përfaqësuat Shqipërinë në Botërorin e Barcelonës, që u zhvillua nga 19 korriku deri më 4 gusht. Si është të garosh kundër notarëve më të mëdhenj të botës?

– Sigurisht, që të marrësh pjesë në një Kampionat Botëror të Notit, ku ndodhen disa nga notarët më të mëdhenj është një gjë shumë e rëndësishme. Të garosh kundër tyre, pavarësisht rezultatit apo renditjes, ata të japin një shtysë të madhe, për të punuar më shumë dhe arritur rezultate sa më të larta. E konsideroj veten me fat që, pashë nga afër shumë prej ikonave botërore të notit.

– Vitin e ardhshëm, në Nanjing të Kinës do të zhvillohet Lojërat Olimpike Rinore, një tjetër eveniment madhor…

– Po, është një aktivitet shumë i rëndësishëm. Do të përgatitem për të dhënë maksimumin tim dhe të kap normën e pjesëmarrjes në “Nanjing 2014”. Sigurisht, që është e vështirë për një nivelin e sportistëve shqiptarë, por unë do të bëj të pamundurën, pasi kam përpara gati një vit kohë.

– Notarët shqiptarë janë të pranishëm në Lojërat Olimpike Verore. Në “Londër 2012” ishin Sidni Hoxha dhe Noel Borshi. A e keni synim pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike “Rio 2016” në Brazil?

– Pjesëmarrja në Lojërat Olimpike është një ëndërr e madhe për të gjithë notarët, ashtu si dhe për mua. Edhe pse na ndajnë gati 3 vjet, unë do të mundohem që, me rezultatet e mia të jem i pranishëm në atë eveniment. Me punë arrihet gjithçka.

 Ledia Allaraj (U-10) e Partizanit vendosi tre rekorde të reja në 50m e 100m stil i lirë dhe 200m 4-notim

 Dhjetë rekorde kombëtare në ditën e parë

 Mes një atmosferë të këndshme dhe një garë të fortë sportive, në praninë e Presidentit të Federatës Shqiptare të Notit, zotit Agim Çiraku dhe një numri të madh të pranishmish, si dhe të veteranëve të këtij sporti të bukur, nisi dje në pishinën 50-metërshe të “Akuadromit” të Tiranës, Kampionati Kombëtar i Notit për të Rinj dhe të Rritur, i cili do të përfundojë sot. Në ditën e parë u thyen dhjetë rekorde kombëtare, kryesisht të moshave të reja. Në të marrin pjesë mbi 150 sportistë, përfaqësues të 15 ekipeve dhe shoqatave nga Tirana (6), Saranda (3), Durrësi (2), Vlora (2), Shkodra (1): KSHS Teuta, Tornado, Saranda Not, Teuta Swimming, Vllaznia, Willson, Tirana Delfin Sport, Butrinti, Shoqata e Sporteve të Ujit, Tradita, Partizani, Jon Vlorë dhe Tirana Alb Sport. Rovena Marku, trajner i Tornados, u rikthye pas shtatë vitesh në pishinë, e cila së bashku me Rashel Demkon, Klea Konoplevian, Anxhela Kasharin, Binald Mahmutin, Klavio Meçan dhe Endi Këlliçin janë nga më cilësorët e notit. Disa nga fituesit e ditës së parë për të reja janë Diana Basho (Tirana, 50 m stil i lirë), Kerolajn Kola (Tradita, 200 m shpinë), Klea Konoplevia (Teuta Swimming, 200 m stil i lirë), Rashel Demko (Te Stela, 400 m katërnotim). Pwr tw rinj janw Binald Mahmuti (Tirana, 200 m katërnotim), Aranit Myftaraj (Jon Vlorë, 50 m shpinë), etj. Pwr tw rritura janw: Anxhela Kashari (ALB, 50 m stil i lirë), Rovena Marku (Teuta Swimming, 200m dhe 400 m katërnotim), 4×100 m i përzier Te Stela etj. Pwr tw rritur: Mario Sulkja (Teuta, 50 m delfin), Klavo Meça (Te Stela, 200m dhe 400 m stil i lirë), 4×100 m stil i lirë Teuta, etj.. Notari i “Te Stela”, Xhoi Lavdaniti, theu dy rekorde kombëtare për moshën U-10: në 50 metra delfin duke fiksuar kohën e re 38”72, nga 39”09 që e kishte Franc Aleksi, si dhe në 50 metra bretkosë, me kohën e re 46”04 nga 47”01, që e mbante po vetë. Rekord të ri vendosi edhe Binald Mahmutaj i Tiranës për U-14. Ai vendosi kohën 2’29”27 në 200m 4 notim për meshkuj. Për moshën U-11, Kledi Kadiu i Teuta Swiming vendosi rekord të ri në 400m stil i lirë, me kohën 5’44”72 nga 5’46”17 që e kish pasur Spiro Goga. Në 50 metra delfin për moshën U-12, Ergi Verli i Partizanit vendosi kohën e re 33.”74 nga 34”29 që ishte koha e mëparshme. Në 50 metra stil i lirë femra për të rinj, Ledia Allaraj (U-10) e Partizanit vendosi rekord të ri me kohën 35”14 nga 36”01 që e kishte Gloria Ndoja e “Te Stela”. Ledia Allaraj vendosi dhe një rekord të ri në 100m stil i lirë, kur uli kronometrin në 1’19”80 nga 1’21”30 që ishte koha e mëparshme. Rekordi i tretë i Allarajt të Partizanit u vendos në 400m 4-notim me kohën e re 3’21”57. Në 50 m bretkosë, Sonia Kapedani e “Te Stela” e ndali kronometrin në 47”21. Dita e dytë garave vazhdon sot. Në Kupën e Shqipërisë, të zhvilluar në muajin korrik, për meshkuj vendin e parë Tirana me 283 pikë, ndërsa më i miri doli Eduard Cane (Tirana) me 2116 pikë FINA. Për ferma, vendin e parë si ekip e meritoi “Te Stela” me 146 pikë, ndërsa si sportistja më e mirë doli Anxhela Kashari (Tirana Delfin Sport) me 2233 pikë FINA.

Rezultatet teknike të ditës së parë të Kampionatit

 Të reja

50 m stil i lirë           Diana Basho (Tirana)            31”71

200 m shpinë         Kerolajn Kola (Tradita)         2’43”07

200 m katërnotim           Rashel Demko (Te Stela)         2’54”04

200 m stil i lirë    Klea Konoplevia (Teuta Swimming)     2’21”15

4×100 m i përzier    Te Stela                        5’21”44

50 m bretkosë        Kejt Mustafaraj (Uillson)       37”80

100 m stil i lirë    Klea Konoplevia (Teuta Swimming)     1’04”71

200 m delfin         Rashel Demko (Te Stela)         2’47”96

400 m katërnotim           Rashel Demko (Te Stela)         6’12”52

800 m stil i lirë    Klea Konoplevia (Teuta Swimming)     10’23”57

Të rinj

50 m delfin          Julian Hoxha (Teuta)            28”35

200 m katërnotim           Binald Mahmuti (Tirana)         2’29”97

400 m stil i lirë    Klavo Meça (Te Stela)           4’23”68

4×100 m stil i lirë  Tirana                          4’16”34

100 m delfin         Franc Aleksi (Tirana)           1’04”58

200 m stil i lirë    Klavio Meça (Te Stela)          2’04”27

50 m bretkosë        Endi Këlliçi (Tirana)           34”52

400 m katërnotim           Binald Mahmuti (Tirana)         5’19”06

50 m shpinë          Aranit Myftaraj (Jon Vlorë)          32”20

Të rritura

50 m stil i lirë           Anxhela Kashari (ALB)           28”20

200 m shpinë         Kerolajn Kola (Tradita)         2’43”07

200 m katërnotim           Rovena Marku (Teuta Swimming)   2’42”45

200 m stil i lirë    Klea Konoplevia (Teuta Swimming)     2’21”15

4×100 m i përzier    Te Stela                        5’21”44

50 m bretkosë        Kejt Mustafaraj (Uillson)       37”80

100 m stil i lirë    Anxhela Kashari (ALB)           1’02”35

200 m delfin         Rashel Demko (Te Stela)         2’47”96

400 m katërnotim           Rovena Marku (Teuta Swimming)   5’56”12

800 m stil i lirë    Klea Konoplevia (Teuta Swimming)     10’23”57

Të rritur

50 m delfin          Mario Sulkja (Teuta)            27”75

200 m katërnotim           Binald Mahmuti (Tirana)         2’29”97

400 m stil i lirë    Klavo Meça (Te Stela)           4’23”68

4×100 m stil i lirë  Teuta                           3’57”96

100 m delfin         Ajdi Qyqja (ALB Sport)          1’03”56

200 m stil i lirë    Klavio Meça (Te Stela)          2’04”27

50 m bretkosë        Endi Këlliçi (Tirana)           34”52

400 m katërnotim           Binald Mahmuti (Tirana)         5’19”06

50 m shpinë          Aranit Myftaraj (Jon Vlorë)          32”20

 

HISTORIA

Kampionati i parë, në vitin 1931

 Noti shqiptar ka një histori zyrtare 82-vjeçare, qysh kur u zhvilluar Kampionati i Parë në vitin 1931, por gjurmët e tij datojnë më herët, të paktën veprimtaritë lokale në Shkodër janë zhvilluar nga viti 1920. Veprimtaritë lokale të notit ishin zhvilluar qysh në vitin 1920 në Shkodër, ndërsa në vitin 1928 në Vlorë, por Kampionati i Parë shqiptar i Notit është organizuar më 23 gusht të vitit 1931, pra kur Shqipëria ishte Mbretëri. Kampionati u zhvillua në det të hapur, në molin e Durrësit

Lushnja fiton me Kukësin

Falë një goli të realizuar nga Lorenc Trashi në minutën e 54-t, Lushnja fitoi 1-0 me Kukësin në “Roza Haxhiu”, në ndeshjen përmbyllëse të javës së parë të Kategorisë Superiore. Një nisje e mbarë e lushnjarëve të Artan Banos. Pas javës së parë, Partizani kryeson renditjen me 3 pikë, po aq sa Skënderbeu, Teuta, Flamurtari dhe Lushnja. Kampionati do të ndërpritet për dhjetë ditë, për shkak të ndeshjeve të Kombëtares me Slloveninë (6 shtator) dhe Islandën (10 shtator). Java e dytë do të luhet më 15 shtator.

KATEGORIA SUPERIORE

JAVA I

Të shtunën, 31 gusht 2013

Vllaznia-Flamurtari  0-1

Teuta-Bylis          2-1

Kastrioti-Partizani  0-2

Të dielën, 1 shtator 2013

Tirana-Laçi          0-0

Skënderbeu-Besa      1-0

Dje, 4 shtator 2013

Lushnja-Kukësi       1-0

RENDITJA

1    Partizani       1    +2   3

2    Teuta           1    +1   3

3    Flamurtari      1    +1   3

4    Skënderbeu      1    +1   3

5    Lushnja         1    +1   3

6    Laçi            1    +0   1

7    Tirana          1    +0   1

8    Kukësi          1    -1   0

9    Bylis           1    -1   0

11   Besa            1    -1   0

11   Vllaznia        1    -1   0

12   Kastrioti       1    -2   0

Cana-Agolli: “Ia dalim në Slloveni”

 Kapiteni Lorik Cana dhe dhe mesfushori Ansi Agolli premtuan impenjim maksimal dhe përkushtim për të arritur rezultate pozitive ndaj Sllovenisë dhe Islandës, dy ndeshje në transfertë.  “Jemi në një pozicion si kurrë më parë, por akoma nuk e kemi bërë historinë. Nuk dua të bëj premtime, sepse nuk jam politikan. Me Slloveninë është një ndeshje e vështirë që i ka të tria rezultatet brenda dhe për këtë arsye kemi shpresa, por qëndrojmë edhe me këmbë në tokë”, tha Cana. Mesfushori Ansi Agolli: “Sllovenia ka lojtarë shumë të mirë si edhe një trajner me shumë eksperiencë. Ata janë favoritë, megjithëse ne i kemi mundur në ndeshjen e parë të luajtur në Tiranë”.

  Kërcënohet me vdekje Igli Tare

 Presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, dhe drejtori sportiv i klubit, Igli Tare, kanë marrë kërcënime nga disa tifozë të pakënaqur me merkaton e bërë nga klubi roman. “Do të përfundoni të gjithë të varur” apo “Në mëngjes trupat tuaj do të jenë të ftohtë” ishin disa nga mesazhet që e nxehin edhe më shumë ambientin.