Kjo skuadër e njohur italiane nis kontaktet me Gjimshitin

459
Sigal

Berat Gjimshiti po kalon një sezon magjik te skuadra e Atalantës, duke qenë protagonist në arritjen e një vendi në zonën Champions për sezonin e ardhshëm. Paraqitjet e tij kanë rënë në syrin e skuadrave të njohura që janë gati për të bërë propozimin e tyre për ta rrëmbyer këtë vere.

Sipas “FirenzeViola.it” në javët e fundit ka pasur kontakte mes Fiorentinës dhe gjigantit të mbrojtjes, i cili sipas mediave italiane ka pasur një rritje të madhe këtë sezon nën drejtimin e Gasperinit.

Mbrojtësi i kombëtares sonë është aktivizuar në 25 ndeshje gjatë këtij sezoni, duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asit. Fiorentina nuk është skuadra e vetme e interesuar, pasi në garë është edhe Zeniti, ndërkohë që Besiktasi shfaqi interes në muajin janar.

Çmimi i Gjimshitit do të rritet ndjeshëm në rast se Atalanta do të sigurojë kualifikimin në Champions League, teksa për momentin vlera e tij ka arritur në 10 milionë euro.