“Kërcënon” Ze Maria: Në fushën tonë, lojtarët me parimin “ligjin e bëj unë”!

654
Dje, trajneri i Tiranës ka folur në një konferencë shtypi për situatën në skuadër. Në prag të ndeshjes së sotme me Apoloninë, Ze Maria tha se, nuk do të tolerojë më një humbje në shtëpi, pasi lojtarët e tij duhet të kenë respekt për fanellën e Tiranës. “Nesër (sot) nuk na lejohet një tjetër hap fals, sepse duhet të kemi respekt për tifozët, klubin dhe stafin. Unë do t’i kërkoj gjithmonë lojtarëve të futen në fushë për të fituar, qoftë përballë Apolonia, Partizani apo Skënderbeu. Ata po luajnë në klubin më të titulluar në Shqipëri, dhe nuk kanë alternativë tjetër”, theksoi fillimisht trajneri bardheblu, i cili nuk harron humbjen në javën e kaluar me ballshiotët. “Ndaj Bylisit humbëm sepse nuk luajtëm të motivuar, por lojtarët e kanë kuptuar atë që ndodhi. Nuk mund të lejoj më që një skuadër të na vijë dhe të na mundë në shtëpi. Parimi i futbollistëve tanë duhet të jetë ky, këtu e bëj ligjin unë”. Ndërkohë që, në Grupin A, në sfidën për Superioren, Besa-Kastrioti, në stadium do të jenë edhe tifozët kavajas, pas dënimit nga Komisioni i Disiplinës.
Ndeshjet-Java e tetë
GRUPI A
Të shtunën, 18.11.2017 
Besëlidhja-Korabi 14:00
Erzeni-Vllaznia B 14:00
Burreli-Egnatia 14:00
Tërbuni-Dinamo 14:00
Datë 19 nëntor 2017 
Besa-Kastrioti 14:00
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Kastrioti 7 17
2. Besa 7 12
3. Besëlidhja 7 11
4. Erzeni 7 11
5. Egnatia 7 11
6. Korabi 7 11
7. Dinamo 7 8
8. Tërbuni 7 5
9. Vllaznia B 7 5
10. Burreli 7 3
Ndeshjet-Java e tetë
GRUPI B
Të shtunën, 18.11.2017 
Shkumbini-Pogradeci 14:00
Turbina-Iliria 14:00
Tomori-Shënkolli 14:00
Tirana-Apolonia 14:00
Bylis-Naftëtari 14:00
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Tirana 7 18
2. Bylis 7 15
3. Apolonia 7 11
4. Tomori 7 11
5. Shënkolli 7 10
6. Iliria 7 9
7. Pogradeci 7 9
8. Shkumbini 7 8
9. Turbina 7 4
10. Naftëtari 7 3
Sigal