Kaçe dhe Abrashi, konferenca e “autokritikës” së detyruar

572
Nga Agron KAJA
KOMBËTARJA/ Vazhdojnë përgatitjet në Luksemburg, dje kanë dalë para mediave dy futbollistët që kanë pasur debate me trajneri
Për ritmikën e përgatitjeve të skuadrës sonë Kombëtare në Luksemburg, zëdhënësi i shtypit i FSHF-së, Gerti Çarçani, për gazetën “Telegraf” ka treguar dje për seancat stërvitore, njëherësh edhe deklarimet e dy futbollistëve në Konferencën e shtypit. Sepse ishin Ergys Kaçe dhe Amir Abrashi që dolën në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes miqësore me Luksemburgun, e cila do të luhet në datën 4 qershor, dhe më pas, në datën 11 qershor 2017, në ndeshjen eliminatore për Kupën e Botës ndaj Izraelit. I pari ka folur përpara mediave Ergys Kaçe, i cili i është përgjigjur interesit të medias, ku ndër të tjera i është përgjigjur edhe pyetjeve që kërkonin përgjigje për polemikat e largimin e tij për një periudhë nga Kombëtarja. “Futbolli i ka këto, ndodh që njëherë je mirë dhe njëherë nuk je mirë dhe kjo ka qenë nga arsyet që nuk kam qenë në kombëtare. Tani gjendja ime është më e mirë dhe jam shumë i kënaqur që jam grumbulluar sërish, sepse kam vite që jam pjesë e ekipit përfaqësues”, ka deklaruar fillimisht korçari kuqezi, i cili nuk e di të ardhmen e tij, por kërkon fitoren në Izrael. “Është folur shumë mbi të ardhmen time, por momentalisht unë jam te PAOK-u, dhe nuk e di se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen time, por shpresoj të luaj sa më shumë. Këtu në Kombëtare, besoj se skuadra, dy vite më parë ishte më mirë, dhe nuk mendoj se është faji i mesfushës, pasi çdo repart ka patur rënie. Kemi bërë ndeshje të shkëlqyera, si ajo në Portugali, ndërsa kohët e fundit nuk kemi kaluar një moment shumë pozitiv, por po përmirësohemi dhe duam të fitojmë në Izreal. Kemi shumë lojtarë të mirë në skuadër dhe kam besim se do të marrim rezultat pozitiv. Duam ti fitojmë këto dy ndeshje”, përfundoi në deklarimin e tij mesfushori i Kombëtares, Ergys Kaçe. Ndërsa mesfushori tjetër, Amir Abrashi, tregoi dëshirën e madhe që ka për të luajtur dhe mohoi zërat se ka probleme me trajnerin. “Jam një futbollist që dua të luaj në çdo ndeshje, por është trajneri ai që e vendos formacionin. Në skuadër unë nuk jam i vetmi që dua të jem në fushë, janë më shumë se 20 futbollistë që duan të luajnë, ndaj dhe unë do të jap maksimumin, edhe pse rivaliteti është shumë i madh”. Për polemikat e tij me trajnerin De Biazi, Kaçe mohon të ketë patur probleme. “Unë nuk kam pas asnjë problem me trajnerin. Jemi një grup i mirë, por nuk kemi patur as fatin me vete siç ndodhi ndaj Izrealit. Ndaj një skuadre si Spanja është gjithmonë e vështirë, ndërsa ndaj Italisë treguam se kishim potencial, duke humbur dy shanse të mira që në minutat e para, që mund të ndryshonin fatin e ndeshjes. Duhet të paraqitemi mirë me Luksemburgun dhe të fitojmë, në mënyrë që të shkojmë në Izrael për të dhënë maksimumin, aty shkojmë për të fituar, edhe pse nuk do të jetë e lehtë”, përfundoi mesfushori i kombëtares sonë, Amir Abrashi. Nesër Luhet miqësorja me Luksemburgun, ndoshta një miqësore kolaudimi kjo për De Biazin, në prag të sfidës me Izraelin më 11 qershor.
Futbolli i ka këto, ndodh që njëherë je mirë dhe njëherë nuk je mirë dhe kjo ka qenë nga arsyet që nuk kam qenë në kombëtare. Tani gjendja ime është më e mirë dhe jam shumë i kënaqur që jam grumbulluar sërish, sepse kam vite që jam pjesë e ekipit përfaqësues
Taulant Xhaka, postim sa për 100 fjalë!
Gjithkush që e ka parë ndeshjen Itali-Shqipëri që u luajt në muajin mars 2017 në Palermo, natyrisht që mund ta kujtojë edhe atë skenë të reagimit të mesfushorit Taulant Xhaka, pas zëvendësimit të tij në lojë. Madje, ja vlen të rikujtohen edhe polemikat e tij me De Biazin, të cilat e patën një kulm, mosthirrjen e tij për dy ndeshjet e radhës: miqësoren me Luksemburgun dhe ndeshjen me Izraelin, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”. Dhe me një ironi të hollë, të cilën e kam quajtur “Postim sa për 100 fjalë”, Taulant Xhaka jo vetëm që i dërgon mesazh thumbues italianit të bankinës kuqezi, nënkuptimi i të cilit e nxjerr mesfushorin, si të pa larguar nga Kombëtarja. Ky është postimi i Taulant Xhakës në Facebook: “…Vijnë dhe ikin, por unë gjithmonë kuqezi. Me fitore…”
Stërvitja dje në Luksemburg
Ditën e djeshme është zhvilluar seanca e dytë stërvitore e Kombëtare sonë në Luksemburg. , De Biazi teston fazat e lojës. Në pjesën e parë të stërvitjes, De Biazi ka kryer disa ushtrime të lehta, për të vazhduar me vrapimet dhe veprime me topin. Ndërkohë që në mbyllje, italiani vazhdoi me pjesën taktike, duke dhënë udhëzime për mënyrën si skuadra do të luajë ndaj Luksemburgut. Janë testuar fazat e lojës, ku De Biazi ka qenë gjatë gjithë kohës aktiv në mini-ndeshjet e zhvilluara.
Lista e Kombëtares
Portierë: Thomas Strakosha, Alban Hoxha, Orges Shehi
Mbrojtës: Naser Aliji, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Mërgim Mavraj, Frederik Veseli.
Mesfushorë: Migjen Basha, Ergys Kaçe, Ledian Memushaj, Odise Roshi, Andi Lila, Ermir Lenjani, Burim Kukeli, Amir Abrashi,
Sulmuesa: Azdren Llullaku, Sokol Çikalleshi, Armando Sadiku, Liridon Latifi, Eros Grezda, Jahmir Hyka
Kupa e Botës Rusi 2018 
Grupi G-Ndeshjet
Ndeshja e luajtura
Datë 5 shtator 2016
Shqipëri-Maqedoni 2-1
Datë 6 tetor 2016 
Lihteshtein-Shqipëri 0-2
Datë 9 tetor 2016
Shqipëri-Spanjë 0-2
Datë 12 nëntor 2016
Shqipëri-Izrael 0-3
Datë 24 mars 2017
Itali-Shqipëri 2-0

RENDITJA
Nr. Skuadra N P 
1.Spanjë 5 13
2.Itali 5 13
3.Izrael 5 9
4.Shqipëri 5 6
5.Maqedoni 5 3
6.Lihtenshtein 5 0
Do të luhen
Datë 11 qershor 2017
Izrael – Shqipëri
Datë 2 shtator 2017
Shqipëri – Lichtenstein
Datë 5 shtator 2017
Maqedoni – Shqipëri
Datë 6 tetor 2017
Spanjë – Shqipëri
Datë 9 tetor 2017
Shqipëri- Itali
Katalonja, kërkesë për ndeshjen Spanjë-Shqipërinë më 6 tetor 2017
Tashmë janë bërë publike faktet, se Katalonja dhe Spanja zyrtare kanë mes tyre përplasjet dhe nganjëherë edhe krisje politike. Por këtë herë, “mollë sherri” mes tyre do të bëhet ndeshja e Kombëtares së Spanjës me rivalen direkt të grupit tonë, Italinë, e cila është përcaktuar që të luhet në stadiumin e Real Madridit, në “Santiago Bernabeo”. Ky vendim ka sjellë pakënaqësi në rajonin e Katalonjës, edhe për faktin se, ata kanë ngritur pretendimin se Kombëtarja e Spanjës nuk ka shkuar prej shumë vitesh që të zhvillojë një ndeshje, në një nga stadiumet e qyteteve që përfshihen brenda këtij rajoni. Sipas “elconfidencial”, prej ditësh ka nisur një kontradiktë verbale mes palëve, dhe Shqipëria është në mes të këtij diskutimi. Bëhet fjalë për ndeshjen kualifikuese mes Spanjës dhe Shqipërisë, dhe në Katalonjë, kërkesa është bërë zyrtare në Federatën e Futbollit të Spanjës, në mënyrë që takimi të luhet në një nga impiantet e këtij rajoni. Paraprakisht mendohet stadiumi i Espanjolit, në rast se përgjigjja e federatës spanjolle do të jetë pozitive dhe do të pranojë që Shqipëria të pritet në këtë rajon.
Sigal