Vlorë, 55-vjeçari hidhet nga kati i tretë i pallatit

485
Një 55-vjeçar në Vlorë është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte në lagjen “Pavarësia 2”.

Policia bën me dije se 55-vjeçari ka ndërruar jetë menjëherë. Viktima është identifikuar si F.Ruçi, i cili vuante nga depresioni dhe po kurohej prej disa vitesh.

Ai jetonte bashkë me motrën e tij, por në momentin e ngjarjes ka qenë i vetë në banesë.
Sigal