Kur Liverpool iu afrua titullit kampion nën drejtimin e Brendan Rodgers më 2014, prapëseprapë pësoi 50 gola, ekipi i tetë më i mirë në mbrojtje. Pesëshja e prapavijës ishte Mingolet, Johnson, Skrtel, Agger/Sakho dhe Flanagan, me 33-vjeçarin Kolo Toure si zëvendësuesin e parë.

Kjo nuk u përmirësua menjëherë nën drejtimin e Jurgen Klopp. Por mesa duket problemi është identifikuar dhe rregulluar.

Investimet rekord të Alisson dhe Van Dijk kanë bërë që Liverpool të mbajë rrjetën e paprekur ndaj West Ham dhe Crystal Palace në krahasim me vitin e kaluar ku pësuan tre gola ndaj Watford dhe duke pësuar pesë ndaj Manchester City-t në shtator.

Liverpool manager Jurgen Klopp has succeeded in making his side more resilient at the back

Megjithëse Klopp mbahet si trajner sulmues, mesa duket balanca mes mos pësimit të golave dhe shënimit është gjëja më e mirë e Liverpool-it aktual në krahasim me atë të viteve të kaluar, dhe prandaj janë kandidatët kryesorë për titullin kampion.

Meritat i takojnë gjermanit për durimin në merkato. Kur transferimi i Van Dijk nuk u realizua në verën e 2017, ai nuk ndërhyri për të marrë një lojtar tjetër por priti deri në janar duke shpenzuar 85 mln euro për të.

Le t’i hedhim një sy prapavijës aktuale dhe se si Klopp e ka përmirësuar pozicion pas pozicioni.

Portier

Klopp vendosi se Mingolet nuk është një portier që të fiton titullin. Por ai bëri një zgjedhje të parë të gabuar duke marrë Karius nga Mainz, fajtori kryesor i humbjes së finales së Champions League ndaj Real Madrid.

Këtë verë ai mori Alisson nga Roma për 74 mln euro. Ishte një shifër rekord e cila u thye disa ditë më pas me Kepa nga Chelsea.

Prezenca e Alisson i ka dhënë Liverpool-it një pamje më të qëndrueshme. Alisson jo vetëm që bën pritje të mëdha por është i mirë edhe me topin në këmbë.

Alisson has impressed since he signed for Liverpool in a high-profile move this summer

Mbrojtës i djathtë

Rodgers bleru Clyne për të zëvendësuar Johnson në verën përpara se të shkarkohej. Clyne është një mbrojtës i mirë por nën drejtimin e Klopp ishte i pafat me dëmtimet. Kjo i dha mundësinë të riut Alexander-Arnold, i cili është rritur në qendrën stërvitore të klubit. Dhe rezultati ka qenë spektakolar.

Arnold është kthyer në një pikë kyçe të prapavijës, ai është një mbrojtës krahu modern; i shpejtë, i mirë me topin në këmbë. Ai i madje të godasë edhe goditjet standarde. Vetëm 19 vjeç, Arnold ka shumë vend për t’u përmirësuar.

Klopp has placed full faith in youngster Trent Alexander-Arnold, who has excelled at right-back

Qendërmbrojtësit

Klopp largoi Sakho te Crystal Palace ndërsa një tjetër mbrojtës mediokër si Skrtel shkoi në Turqi. Problemi ishte se Klopp nuk ishte në gjendje të gjente një qendërmbrojtës të denjë për t’i zëvendësuar. Lovren ka bërë shumë gafa, Matip iu desh kohë të ambientohej në Angli ndërsa Klavan ishte vetëm një rezervë.

Klopp e dinte se Van Dijk ishte përgjigja dhe pas shumë përpjekjesh e bëri të tijin. Eventualisht, Van Dijk ka bërë imapkt të menjëhershëm në Anfield dhe e ka filluar sezonin e ri shumë mirë.

Një bonus është 21-vjeçari Gomez në krah të tij. Ai ka luajtur aq mirë sa që finalisti i Botërorit Lovren do ta ketë të vështirë t’i zërë vendin.

Virgil Van Dijk's arrival midway through last season helped transform Liverpool's defence

England international Joe Gomez has produced some excellent displays in central defence

Mbrojtës i majtë

Ka qenë thembra e akilit të Liverpool për vite. Edhe ekipi fantastik i Luis Suarez më 2014 kishte Flanagan në atë pozicion. Ai tani luan në Skoci te Glasgow Rangers. Rodgers bleu spanjollin Moreno por ai është një problem në mbrojtje, megjithëse kur del përpara është shumë më i vlefshëm.

Klopp bëri një super lëvizje duke marrë Robertson për 10 mln euro nga Hull City. Në fillim ai e kishte të vështirë të merrte vendin e titullarit, por tani është kthyer në një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në kampionat. Ai është i preferuari i Klopp dhe në ndeshjen e fundit ndaj Palace u pa edhe njëherë sa i rëndësishëm është për klubin.

Left-back Andrew Robertson is in his second season at Liverpool after joining from Hull