Interpoli lëshon alarmin, priten 6 arrestime të ish-zyrtarëve të FIFA-s

527
Nga dita në ditë thellohet skandali i korrupsionit që ka përfshirë FIFA-n. Pas arrestimit fillimisht të 7 zyrtarëve një javë më parë dhe akuzave ndaj ish-krahut të djathtë të Blatter, Jerome Valcke për transferimin më 2008 të 10 milionë dollarëve për Botërorin e Afrikës së Jugut, tashmë priten edhe arrestime të tjera sipas Zyrës së Interpolit në Francë.
Interpoli ka lëshuar një njoftim për urdhër-arreste ndërkombëtare me kërkesë të autoriteteve amerikane, DASH dhe FBI për skandalin e korrupsionit.
Urdhri është lëshuar për dy ish-zyrtarëve të lartë të FIFA-s dhe 4 shefave ekzekutivë. Akuzat ndaj personave në fjalë lidhen me korrupsionin.
Në “listën e zezë” janë ish-zëvendëspresidenti i FIFA-s, Jack Warner nga Trinidadi dhe ish-anëtari i komitetit ekzekutiv Nicolas Leoz nga Paraguaji.
Persona të tjerë në listën e kërkimit të Interpolit janë edhe argjentinasit Alejandro Burzaco, vëllezërit Hugo dhe Mariano Jinkis dhe braziliani Jose Margulies.
Ndaj 6 personave rëndojnë akuzat e shantazhit, konspiracionit dhe korrupsionit.
Njoftimi vjen një ditë pasi Sepp Blatter ka hequr dorë nga posti i presidentit të FIFA-s. 
Sigal