Interi “dhuratë” Juventusit, zikaltërit gabojnë me Leçen

432

Interi lëshon sërish terren në kampionatin italian teksa nuk ia doli të fitonte ndaj Leçes. Zikaltërit e Antonio Kontes u ndalën në barazim 1-1 në fushën “Via del Mare” duke i dhënë mundësi Juventusit të shkëputet sonte në mbrëmje me tri pikë.

Pjesa e parë u shoqërua me polemika teksa përdorimi i VAR-it i mohoi penalltinë vendasve. Fati u takimit u vendos brenda pesë minutave të pjesës së dytë. U duk se Interi do ta fitonte takimin kur i riu Alesandro Bastoni erdhi nga stoli për të shënuar golin e avantazhit në minutën e 72-ë. Por, Leçe nuk hoqi dorë dhe e riktheu takimin në baraspeshë me Mankosu (77′), i cili shtyu topin brenda në portën e Interit.

Dy takimet e tjera të orës 15:00 Bolonja-Verona dhe Breshia-Kaljari u ndalën po në barazime: Bolonja-Verona 1-1 dhe Breshia-Kaljari 2-2.