Nis Kuvendi, ja 5 çështjet kryesore që do diskutohen

552
Sigal

Nesër hapet sesionin i VI -të i Legjislatures së IX -të të Kuvendit të Shqipërisë.

E hëna shënon seancën e parë parlamentare , pas një muaji gati pushim. Deputetët rikthehen   në punë, të cilët do të angazhohen jo vetëm në seancë plenare, por edhe në komisione parlamentare.

Gjatë kësaj legjislature, Parlamenti do të diskutojë një nga çështjet më të nxehta, atë të reformës zgjedhore, për të cilën u arrit edhe një marrëveshje mes qeverisë dhe opozitës jashtë parlamentit.

Seanca e nesërme, e cila pritet të jetë thjesht formale do të mbahet në orën 17:00 dhe në rend të ditës janë 5 pika:

  1. Hapja e Sesionit të VI-të të Legjislaturës së IX -të të Kuvendit të Shqipërisë
  2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të dateës 18.12.2019 (neni 44, pika 2 e Rregullores)
  3. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)
  4. Miratimi i Programit 6 javor të Punës së Kuvendit për periudhën 20 janar – 7 mars 2020 (neni 26, pikat 5, 6 te Rregullores, votim me shumice te thjeshte)
  5. Miratimi i Kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 20 janar – 7 shkurt 2020 (neni 27, pikat 3, 4 te Rregullores, votim me shumice te thjeshte)
  6. Paraqitja ne Kuvend e kalendarit të raporteve vjetore të  organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj për veprimtarinë e vitit 2019 (neni I 03, pika I e Rregullores)