Makina merr para motorin në Tiranë, një person i shtrirë në tokë

171
Sigal

Një aksident ka ndodhur në Tiranë, ku një makinë ka përplasur një motor ndërkohë që drejtuesi gjendet i shtrirë në tokë.

Sipas raportimeve në media, ngjarja ka ndodhur në zonën e “Don Boskos”, ndërsa mësohet se nga përplasja është plagosur shoferi i motorit.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca, duke i dhënë ndihmën mjekësore të plagosurit, ndërsa aty shihen të mbledhur edhe qytetarë të ndryshëm, të cilët janë ndodhur në rrugë, kur ka ndodhur ngjarja.