Humbja me Juve, Ferdinand: Po luanin burrat me fëmijët

485
Sigal

Ish-futbollisti i Manchester  United, Pol Skolls, tashmë në rolin e opinionistit, ka shprehur indinjatën e thellë  për humbjen ndaj skuadrës së Juventus.

Sipas tij,  kur sheh hapat e hedhura  prej “Djajve”, të krijohet përshtypja se kjo skuadër nuk mund të shkojë  asgjëkundi dhe këtë e tregojnë rezultatet.

“Juventusi e dominoi takimin në çdo drejtim. Ka një hendek të madh në cilësi. Kur futbollistët e Junajtid kishin topin dukeshin shumë nervoz. Ndoshta Murinjo mund të jetë i kënaqur, por kur sheh këtë ndeshje të vjen turp dhe nuk mund të pajtohesh me këtë situatë. Juventusi mund të fitojë Ligën e Kampionëve, ndërsa kur sheh Junajtdin e kupton se kjo skuadër nuk mund të shkojë gjëkundi. Megjithatë unë nuk do ta largoja Murinjon sepse ka eksperiencën e duhur.” komentoi Skolls.

Por në të njëjtën linjë ka qenë edhe Rio Ferdinand, i cili nuk kursej aspak ironinë: “ Nëse do ta përshkruanim këtë ndeshje me pak fjalë do të thoja se po luanin burrat kundër fëmijëve. Juventusi ishte superior.”

Këto dy figura mbahen mend gjatë nga tifozët e Mançesterit si brenda Anglisë ashtu edhe jashtë saj, pasi me punën dhe vullnetin e treguar, ata arritën të kthehen si personazhe me peshë në klubin anglez.