Homazhet në nder të Sala, gjobitet klubi francez i Nantes

443
Sigal

Për homazhet në nder të sulmuesit Emiliano Sala, klubi i Nantes është ndëshkuar me gjobë. Sulmuesi argjentinas i cili humbi jetën tragjikisht në aksident ajror gjatë udhëtimit të tij drejt Cardifit u përcoll me një minutë heshtje në pjesën më të madhe të kampionateve europiane, ndërkohë që Nantes homazhet ndaj lojtarit i bëri edhe më një koreografi, por ky veprim është shoqëruar edhe me masë administrative gjobë nga ana e komisionit disiplinor.

Klubi francez është gjobitur në shumën e 16.500 eurove. Arsyeja e këtij vendimi ka ardhur pasi tifozët e kësaj skuadre kanë përdorur materiale piroteknike për koreografine e tyre gjithashtu gjatë sfidën kundër Saint Etiene, ndeshje e zhvilluar më 30 janar e vlefshme për javën e 22 të kampionatit  kanë hedhur sende të ndryshme në fushën e blertë.

Ideja e tifozëve të Nantes për të kujtuar Emiliano Sala, ka bërë që ata ta shohin veten përpara rregullave dhe burokracive që për të tilla shkelje nuk bëjnë tolerime pavarësisht shkakut apo arsyes.