Hidhet shorti i Europa League, goglat favorizojnë ekipet italiane e spanjolle

41

Pas Champions League është hedhur edhe shorti i Europa League, kompeticioni i dytë për nga rëndësia në Europë. 12 grupet me nga 4 ekipe nisin garën më datë 18 Shtator për edicionin e ri. Ndër grupet që spikatin më shumë janë Villarreal, Monchengladbach, Zurich, Limassol në grupin A, Tottenham, Besiktas, Partizani Beogradit në grupin B, por edhe Napoli, Sparta Praga, Young Boys në grupin I.

Ndërsa shorti ka qenë i mirë për Interin që luan me Dnipro, Saint-Etienne, Qarabag. Fiorentina ka gjetur përballë PAOK, Guingamp dhe Dinamo Minsk dhe pritet që të mos hasë shumë vështirësi, teksa Sevilla do të përballet me Standard Liege, Feyenoord, Rijeka.
 
Grupi A: Villarreal, Monchengladbach, Zurich, Limassol

Grupi B: Copenhague, Brujas, Torino, Helsinki

Grupi C: Tottenham, Besiktas, Partizan, Asteras Tripolis

Grupi D: Salzburg, Celtic, Dinamo Zagreb, Astra

Grupi E: PSV, Panathinaikos, Estoril, Dinamo Moscú

Grupi F: Inter, Dnipro, Saint-Etienne, Qarabag

Grupi G: Sevilla, Standard Liege, Feyenoord, Rijeka

Grupi H: Lille, Ëolfsburg, Everton, Krasnodar

Grupi I: Napoli, Sparta Praga, Young Boys, Slovan Bratislava

Grupi J: Dinamo Kiev, Steaua, Rio Ave, Aalborg

Grupi K: Fiorentina, PAOK, Guingamp, Dinamo Minsk

Grupi L: Metalist, Trabzonspor, Legia, Lokeren