FOTO/ 600 mijë euro, jahte dhe pushime luksoze. Rikthimi me ish të dashurën ‘çmend’ Neymar

711
Neymar po i shijon në maksimum pushimet e dimrit pasi më herët njoftoi se është rikthyer me ish të dashurën e tij, Bruna Marquezine. Futbollisti më i shtrenjtë i globit u nda me modelen braziliane gjatë verës, por duket se 5 vitet e kaluara së bashku bënë që ata të riktheheshin sërish.
Ylli i paris SG është fotografuar me Bruna Marquezine dhe disa miq duke kaluar pushimet së bashku në një jaht luksoz. Mësohet se Neymar ka paguar rreth 600 mijë euro për të kaluar pushimet me brazilianen, me të cilën është pajtuar vetëm për festat e fundvitit. Së bashku me të ishte edhe portieri Kevin Trapp me të dashurën Izabel Goular.
Mediat braziliane shkruajnë se shkaku i ndarjes në verë ka qenë fakti se futbollisti ka kërkuar edhe 5 vite të tjera kohë për t’u martuar me të. Tashmë ata janë sërish bashkë, një arsye më shumë për Neymarin për të rigjetur buzëqeshjen edhe në fushën e lojës me PSG.


Sigal