Shaqiri shfaq pëlqimin për Schalke dhe kthimin në Bundesliga

457
Xherdan Shaqiri ka pranuar se i pëlqen Schalke 04 dhe se kthimi në Bundesliga është një objektiv i lojtarit. Mesfushori shqiptar nënshkroi për Interin në afatin e janarit nga Bayern Munichu, mirëpo nuk ka gjetur hapësira te zikaltrit.
Nerazzurrët janë munduar ta shesin përfaqësuesin e Zvicrës gjatë këtij afati kalimtar dhe njëri nga klubet e interesuara është Schalke.
“Është një klub i rëndësishëm dhe ka ambicie të mëdha edhe në skenën ndërkombëtare. Sidoqoftë, aktualisht jam akoma lojtar i Interit dhe kam një kontratë të gjatë këtu. Nuk mund të them më shumë tash, por do të më pëlqente kthimi në Bundesliga. Ky është një objektiv i imi”, është shprehur Shaqiri.
Sigal