Fitoi Botërorin në 2014, mbrojtësi shqiptar: Nuk pres të grumbullohem nga kombëtarja në Rusi

52
Viti 2014 ka rezultuar shumë pozitiv për Shkodran Musftafin, pasi mbrojtësi me origjinë shqiptare i Gjermanisë fitoi Botërorin me ‘panzerat’, ndërsa më pas arriti të kalonte nga Sampdoria te Valencia.
Pas dy sezoneve të konsideruara të suksesshme te Arsenal ai duket se nuk do të jetë pjesë e Gjermanisë në Botërorin e këtij viti që zhvillohet në Rusi nga 14 qershori.
Lajmin e ka dhënë vetë qendërmbrojtësi 26-vjeçar në një intervistë për “Sport BILD”: “Nuk e presë të ndodhë. Sigurisht që do të më pëlqente shumë, por…”. Një deklaratë që nënkupton shumë, edhe pse Mustafit i mbetet të besojë deri në fund.
Mustafi nuk ka qenë i grumbulluar as në dy miqësoret e fundit të Gjermanisë kundër Spanjës dhe Brazilit. Ai pranon se ka patur një bisedë me trajnerin Joachim Low: “Ai më tha se më ka në vëzhgim. Trajneri do të më vizitojë në Londër, ku do të kemi mundësi të flasim më gjerë”.