EMRI/ Të shtëna me armë në Vaun e Dejës, një i plagosur pranë hidrocentralit

457
Të shtëna me armë janë dëgjuar mesditën e sotme në Vaun e Dejës në Shkodër. Sipas të dhënave të para, një person ka mbetur i plagosur pranë hidrocentralit të Vaut të Dejës.
Policia është nisur me urgjencë drejt vendit të ngjarjes, ndërsa bëhet me dije se identiteti i të plagosurit është Ermir Simoni, 43 vjeç. Simoni është pronar i një servisi makinash në afërsi të hidrocentralit.
Ai është transportuar në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Informacion Paraprak 
Me datë 11.05.2018 rreth orës 12:30 jemi njoftuar se ne Vau i Dejës ka ndodhur një konflikt ku për pasojë ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E. S. 43 vjeç banues Vau i Dejës.
Menjëherë janë nisur forca të shumta policie për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Shtetasi E. S. ndodhet nw Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu grupi hetimor po punon për sqarimin e rrathanave të ngjarjes
Sigal