Atalanta mund Zonjën e madhe, Juventus eleminohet nga kupa

442
Sigal

Një rezultat të jashtëzakonshëm ka arritur sot Atalanta në Kupën e Italisë, teksa ka eliminuar skuadrën më të fortë të kampiontit, Juventusin. Bardhezinjtë shkonin në Bergamo si kampionë në fuqi të trofeut, por skuadra e Etrit Berishës dhe Berat Gjimshitit, ka zhvilluar një ndeshje të madhe, duke befasuar miqtë.

Autorët e golave në pjesën e parë janë Kastanja dhe Zapata, që në harkun kohor të dy minutave, shënuan dy gola në portën e Sheznit, respektivisht në minutën e 37-të dhe 39-të. I pafat Gjimshiti në këtë fraksion, që ndalet nga traversha.

Juventusi nuk ka egërsinë e zakonshme në sulm, por edhe kur i afrohet kuadratit, Berisha është gjithnjë i vëmendshëm duke merituar dhe duartrokitjet e publikut. Për t’i dhënë fund pritjes së tifozërisë së mrekullueshme bergarmaske, mendon Duvan Zapata, që përfiton nga një gabim foshnjarak i De Shiljos dhe thyen Sheznin për herë të tretë në këtë takim dhe hipotekon kalimin në gjysmëfinale të skuadrës zikaltër.