Festohet 85-vjetori i Federatës Shqiptare të Notit, pjesëmarrës kampionë dhe intelektualë të fushave të ndryshme

492

 

Sigal

Festat e fundvitit përkuan edhe me 85 – vjetorin e krijimit të Federatës Shqiptare të Notit Shqiptar. Ceremonia e këtij
jubileu u festua me pjesëmarrjen e qindra sportdashësve dhe intelektualeve në resort Stela, në Tirane, ku veç përfaqësuesve të të gjitha klubeve shqiptare ishin të pranishëm
ish-notarë dhe kampionë ndër vite, të cilët u ndjen krenar për ringjalljen e këtij
sporti kaq të dashur për shqiptarët. Të pranishmëve u urojë mirëseardhjen
Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, i cili si ish-notar falënderoi
ish trajnerët, sportistët ndër vite, si dhe ata që sot nuk janë më mes nesh. Pas falënderimeve
të Presidentit të Komitetit Olimpik Shqiptar, Viron Bezhani,fjalën e përshëndetjes
në emër të Ministres së Arsimit dhe Sportit e mbajti Drejtori i Sporteve në MAS, Vladimir Gjoni. Aktiviteti vazhdoi me ndarjen e certifikatave dhe kupave për
ikonat e notit ndër vite dhe ata që sot vazhdojnë të mbajnë lartë stafetën e tyre
në sport. Më pas takimi vazhdoi me një drekë të përbashkët, ndërkohë që edhe dy ditë na nadajnë nga garat e notit, që do të zhvillohen në pishinat e mbyllura, të cilat do të shënojnë
edhe përfundimin e aktiviteteve për vitin 2016.