Fabio Capello: Nëse Juventus nënshkruan me De Ligt, merr fund gara në Serie A

526
Sigal

Trajneri i njohur italian, Fabio Capello, beson se sezoni në Serie A do të marrë fund akoma pa filluar, në rast se edhe De Ligt nënshkruan me Juventusin.

Talenti holandez i Ajaxi është një prej emrave më të përfolur të merkatos së kësaj vere, me skuadrat e Barcelonës, PSG dhe Juventus që zhvilluan garë të ashpër për të marrë kartonin e 19-vjeçarit

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se lojtari është shumë pranë marrëveshjes me Juventusin, për një transferim që do t’i kushtonte ‘Zonjës së vjetër’ plot 70 milionë euro.

Por, Capello beson se transferimi i këtij lojtari do ta përforconte shumë skuadrën bardhezi në repartin e mbrojtjes, sa do t’i jepte fund garës për titullin në Serie A.

“Nëse Juventus nënshkruan me De Ligt, merr fund përsëri gara në Serie A. Shkojmë direkt në sezonin pasues”, ka thënë Capello

“De Ligt është një ndër mbrojtësit më të mirë në Serie A. Ai do t’i japë luksin Sarrit të mbrojë me dy lojtarë në qendër duke i dhënë liri mbrojtësve të krahut, siç ka bërë tek Ajax.

“Me të, Juventusi kap ‘jackpotin’. Pa të, të tjerët (Inter, Napoli), mund të afrohen” ka shtuar ndër të tjerash ish-trajneri i Juventusit.