Në garë për Presidentin e ri të olimpizimit shqiptar janë edhe Genc Boga dhe Martin Biba
Sporti shqiptar, ashtu si e e gjithë shoqëria shqiptare muajt e fundit, po hyn në një fazë të re të zhvillimit të tij. Kjo jo vetëm për faktin se të premten (20 shtator) janë zgjedhjet për drejtuesit e rinj të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar por edhe se ka ardhur koha që një ndryshim rrënjësor të ndodhë për të zhvilluar sportin tonë. Kjo ishte edhe një nga arsyet që unë vendosa të hedh kandidaturën time për presidentin e KOKSH-it, pasi e ndjeja një detyrim moral e personal për të dhënë kontributin tim edhe në krye të olimpizmit shqiptar. Përpjekjet e mia të vazhdueshme muajt e fundit për të nxjerrë në dritë sadopak problemet e hallet që ka sporti ynë më kanë nxitur që sot të ngre edhe më fort zërin për t’i zgjidhur ato. Dhe këtë duhet ta bëjmë të gjithë së bashku, drejtues të sportit në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, drejtues Federatash e në fund edhe drejtuesit e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Pra, një trinom që pa njëri-tjetrin nuk mund ta çojnë sportin përpara. Sporti ka qenë i veçuar vitet e fundit, i lënë shpesh në harresë dhe pakkush ka menduar për të. Personalisht kam bërë sa mundem, duke ngritur zërin për të treguar se ku çalojnë gjërat. Ky zë i imi ka gjetur edhe përkrahjen e shumë miqve të sportit dhe për këtë arsye vendosa që edhe në emër të tyre të kandidoj për postin e presidentit të KOKSH. Për të bërë që zëri i të gjithë atyre që e duan sportin të dëgjohet sot kudo. Kam një karrierë gati 40-vjeçare në sport, duke nisur nga një sportist i ri, një djalosh i thjeshtë e kampion në mundje për t’u bërë më pas mësues, trajner e sot edhe drejtues. Kjo përvojë më motivon për të kërkuar kreun e KOKSH-it, për ta bërë këtë institucion edhe më të fortë. Kam vite që punoj e jam ndihmën time në olimpizmin shqiptar dhe këtë gjë kërkoj ta bëj edhe si president. Përvoja e fituar si drejtues në mundje e në poste të tjera drejtuese më ka dhënë pjekurinë për ta çuar përpara edhe olimpizimin shqiptar. Për ta parë olimpizimin dhe sportin shqiptar me një sy tjetër, atë të bashkëpunimit dhe ndihmës reciproke, pasi jemi të gjithë pjesë e familjes së madhe olimpike shqiptare.
EDUKIMI DHE TRAJNIMI
Kam përfunduar studimet në shkollën e mesme Politeknikumi “7 Nëntori”, Tiranë
1981-1984 Kam përfunduar Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi”, Tiranë, në degën Mësuesi, duke marrë titullin “Mësues i edukimit fizik dhe trajner”
2011 Kam përfunduar studimet e nivelit të dytë Master në Universitetin “Kristal” Fakulteti Administrim-Biznesi, me kohë të plotë, duke marrë diplomën “Master i Shkencave“ në Menaxhim Biznesi”.
Kurs kualifikimi 3 -mujor për specialitetin e mundjes në Bullgari.
KUALIFIKIMI NË SPORT
PËRVOJA NË PUNË
1974-1987 Kampion Kombëtar në sportin e mundjes në pesha të ndryshme.
1974-1987 Fitues i Vendit të Parë në 3 (tre) Spartakiada Kombëtare të Mundjes në peshat 52-54 kg.
1978-1979 Fitues i Anketës “10 sportistët më të mirë”.
1988-2007 Drejtues i ekipit të mundjes të Sport – Klub Tirana. Kur u emërova si trajner në vitin 1988, ekipi ishte në vendin e pestë. Në periudhën 1991-2007 ky ekip u shpall kampion kombëtar, duke i fituar të gjitha veprimtaritë sportive.
1999 Fitues i titullit “Nderi i Sportit Shqiptar”.
1998-2008 Organizator dhe drejtues i 3 Kampionateve Europiane
dhe një Botërori të zhvilluara në Shqipëri. Për këtë jam fitues i 3 medaljeve të arta nga Federata Botërore e Mundjes“Për organizim të shkëlqyer të veprimtarive ndërkombëtare në Shqipëri”.
1996-2007 Pjesëmarrës në të gjitha Kongreset e Federatës Botërore të Mundjes (FILA) në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Mundjes.
2008 Zgjidhem nga Federata Botërore e Mundjes (FILA) në bordin drejtues të Federatës Mesdhetare të Mundjes.
TITUJ SPORTIVË
1979 Fitues i titullit “Mjeshtër Sporti”.
28.12.1990 Dekorohem me titullin “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, me motivacionin “Për rezultate të larta në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare dhe për kontribut të shquar në zhvillimin e kulturës fizike e sportive në vendin tonë. Ka kontribuar në ngritjen e cilësisë sportive”.
07.12.1995 Dekorohem nga Presidenti i Republikës, z.Sali Berisha, me Urdhrin “Naim Frashëri i Klasit të tretë”, me motivacionin “Për punë të mirë dhe rezultate të larta tektniko-sportive” në klubin Tirana”.
1998 Dekorohem nga Presidenti i Republikës, z.Rexhep Mejdani, me
Urdhrin “Naim Frashëri i Klasit të dytë”, me motivacionin “Për rezultate të larta të arritura në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare”.
28.03.2000 Dekorohem nga Presidenti i Republikës, z.Rexhep Mejdani, me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë”, me motivacionin “Për rezultate të larta të arritura në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare”.
06.07.2012 Dekorohem nga Presidenti i Republikës, z.Bamir Topi, me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin “Për kontribut të çmuar në zhvillimin e sportit shqiptar, si një promovues i Lëvizjes Olimpike në Shqipëri, veçanërisht në ngritjen cilësore të sportit të mundjes”.
BOTIME SPORTIVE E SHKENCORE
2003 Bashkautor i librit “Mundja në rrjedhën e viteve në Shqipëri” së bashku me z.Ylli Agolli, një botim me 400 faqe.
Bashkëpunëtor për disa vite me radhë në revistën “Sporti dhe Shkenca”, me materiale të ndryshme sportive dhe zhvillimit fizik.
5 Mars 2012 Kryetar i Bordit Drejtues në në Qarkun e Tiranës, për hartimin e strategjisë për sportin.
Anëtar i Bordit Drejtues në hartimin e strategjisë për Edukimin Fizik dhe Sporti në Kurrikulën e Shkollës.
Autor i studimit “Rëndësia e Aktivitetit Fizik në Europë”.
Botues i studimit “Më shumë sport në shkollë” dhe “Si ta mbrojmë
Edukimin Fizik në shkollë”
PUBLICISTIKË SPORTIVE
Botues i dhjetëra opinioneve të ndryshme sportive në mediat më të
rëndësishme në vend, jo vetëm sportive por edhe politike, duke trajtuar me syrin e kritikut, tema të ndryshme që prekin zhvillimin e sportit në Shqipëri si dhe problemet që ka rinia e sotme shqiptare. Besoj se kam qenë nga të paktët në këtë drejtim, që kam kritikuar pushtetarët për qëndrimin dhe vlerësimin që ata i kanë dhënë sportit shqiptar.
Disa nga temat e trajtuara janë:
“Mjediset Sportive, alternativa më e mirë për të luftuar ndotjen ambientale”
“Dera e mbyllur e sportit, në një Ministri që vetëm premton”
“Sporti, jo i fundit dhe i harruar si në emrin e një Ministrie”
“Masivitet dhe vizion për një sport elitar”
“Sporti në ditët më të errëta, autonomia shpëtimi i tij”
“Lojërat Mesdhetare, të harruara nga shteti”
“Drejtuesit e paaftë të sportit që po pengojnë zhvillimin e tij”
“Adoleshentët shqiptarë dhe sporti i harruar prej tyre”
“Jo sport për politikë, por politika për sportin”
“Politikanë, në çfarë rrugë po e drejtoni rininë shqiptare?”
“Aktiviteti Sportiv, arma për të luftuar veset te rinia shqiptare”
“Degradimi i mjerueshëm i mjediseve Sportive” etj, etj
26-28 prill 2012 Referues për Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar në seminarin e 33-të të Komiteteve Olimpike Europiane, zhvilluar në Budapest të Hungarisë.
Pjesëmarrës dhe referues në disa tavolina të rrumbullakëta për sportin si dhe në konferenca të ndryshme kombëtare.
Punësimi
1984-1987 Mësues i edukimit fizik në shkollën e mesme Politeknikumi “7 Nëntori”, Tiranë.
1987-1994 Mësues i edukimit fizik në shkollën 8-vjeçare në Shkozë, me klasat sportive të mundjes, ku dalin disa kampionë kombëtarë si Leonard Cakmashi, që renditet i dyti në Kampionatin Kontinental si dhe mjaft mundës të tjerë.
1994-2008 Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Mundjes.
2009-2012 Drejtor në Drejtorinë e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, pranë Ministrisë së Financave.
2012-2013 Drejtor i Task-Forcës së Minierave pranë Ministrisë së Ekonomisë
2007 në vazhdim Anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës si dhe pjesëmarrës aktiv në Komisionin e Vlerësimit të Figurave dhe Strehimit
2007 në vazhdim Anëtar i Këshillit të Qarkut të Tiranës si dhe Kryetar i Komisionit të Sportit pranë tij.
2009-2013 Kryetar i Bordit Drejtues të Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”. si dhe i Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.
2009 në vazhdim , Pedagog i jashtëm në Fakultetin e Sporteve (dega e mundjes) në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.
Marrëdhëniet me KOKSH-in
2005-2013 Anëtar i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.
2005-2009 Anëtar i Komitetit Drejtues të KOKSH-it
2009-2013 Kryetar i Komisionit Teknik të KOKSH-it si dhe Shef i delegacionit Olimpik shqiptar në Lojërat Olimpike “Londër 2012” si dhe në Lojërat Mesdhetare “Peskara 2009” dhe “Mersin 2013”.
Pjesëmarrës në delegacionet olimpike kuqezi në 5 Olimpiadat e fundit: “Atlanta 1996”, “Sidnei 2000”, “Athinë 2004”, “Pekin 2008” dhe “Londër 2012” në funksionet e trajnerit të mundjes dhe njëkohësisht të drejtuesit.
Gjuha e mbrojtur : Gjuha Angleze