Lulzim Basha: Kolegji Zgjedhor vërtetoi vendimin e duhur të opozitës për të mos shkuar në zgjedhje

450
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga selia e Partisë Demokratike, tha se sot Kolegji Zgjedhor vërtetoi fasadën e shtetit kriminal që ka krijuar Edi Rama. Basha tha se kjo është arsyeja përse më 30 qershor në Shqipëri nuk do të ketë zgjedhje.

Sot Kolegji Zgjedhor ka marrë një vendim krejtësisht të të parëndësishëm që po përdorë nga Rama për tu përdorur për zgjedhjet false të 30 qershorit.

Venedimi i sotëm kishte disa ditë që dihej në rrethet mediaktie.

Kjo tregon edhe njëherë për një makineri që është në  përdorim nga Edi Rama.

Një skenar i trashë ku u përgati një kërkesë e radhës dhe u përgartit me një vendim fals

Lehtësia me të cilën u përgatit kjo farsë, tregon jo vetëm kontrollin e Ei Ramës ndaj çdo instituconi, por edhe shpërfilljen totale që ai ka ndaj drejtësisë

Tregon natyrën false të ngrehinës institucionale, për të mbuluar dhunimin e Kushtettutës dhe të ligjit, nga regjimi i Edi Ramës

Pas parlamentit, prokurorisë fasadë, sot kemi edhe një Kolegj Zgjedhori fasadë/

Më këtë veprim Edi Rama vërtetoi edhe njëhëtë se vendimi ynë për të mos hyrë në zgjedhje është më i dhuri

Regjimi autokratik i Ramës ka nevojë për fasadë për të mbuluar krimin e tij

Ne ja hoqëm këtë fasadë dhe të gjithë po shohin fytyrën e vërtëtë të Edi Razmës

I paaftë për të respektuar shtetin ligjor, Edi Ramë po shkon në votime njëpartiake për të instakluar në pushtet, njerëzit e kapur në krime, ai po rreket të krijojë fasadën e pushtetit kriminale

Kjo duket nga pamjet e Edi Ramës që duket sikur po viziion një territor armik.

Asgjë nuk është normale, sepse gjithë struktura kriminale është e paprekur.

Kjo duket nga retorika vulgare dhe përpjekjet e sforcuara, që kanë për qëllim t’i bëjnë njerëzit të ndihen budallenj, të ndihen të mpirë, të shpërqendruar për të kuptuar të vërtetën.

Asgjë nuk është normale, sepse e gjitha infrastruktra kriminale e vjedhjes së zgjedhjeve është e paprekur.

Gjiknurët, Dakot, Manjat dhe drejtuesit e lartë të PS së bashku me bandat e krimit të organizuar vazhdojnë të jenë të paprekur dhe të lire për të kërcënuar qytetarët të dalin në zgjedhjet farsë.

Si gjithmonë, Edi Rama po garanton mbrojtjen e tyre, përmes prokurorisë dhe institucioneve të zbatimit të ligjit që kontrollohen prej tij.