E ardhmja e Hysajt, Menaxheri: Për momentin qëndron, në verë do shohim

61
Elsedi Hysaj ka qënë jo pak herë në qëndër të spekulimeve të merkatos. Emri i tij është përmendur si pjesë e axhendës së disa prej klubeve më të rëndësishëm në Europë. Aktualisht janë dy klubet e Londrës Arsenali dhe Chelsea që kanë në fokus mbrojtësin e kombëtares shqiptare me qëllim afrimin e tij në Premier League. Megjithatë duke qënë se sot është dita e fundit e merkatos së dimrit, përfaqësuesi i lojtarit ka deklaruar se nuk ka asnjë shans që në pak orët e mbetura të ketë një lëvizje të Hysajt nga Napoli për në kryeqytetin e Anglisë.
“Ka interes , por Elseid nuk do të tansferohet askund për momentin. Ai është i përqëndruar tek objektivat me Napolin. Në verë më pas do të shqyrtojmë ofertat dhe do të vendosim rreth së ardhmes “- deklaroi menaxheri Mario Giuffredi.
Elseid Hysaj para pak kohësh rinovoi marrëveshjen e tij me Napolin deri në vitin 2021 dhe paga që ai ka nënshkruar i tejkalon 3 milion eurot në sezon. Ndërkohë klauzola e largimit u vendos jo pak por 50 milion euro. Megjithatë nëse gjatë merkatos së verës një ofertë e rëndësishme vjen në zyrat e Napolit nga Arsenali apo Chelsea atëherë ekziston mundësia që e ardhmja e 22 vjeçarit të jetë në Premier League.