Sigal

Shqipëria do të luajë miqësoren përballë Jordanisë ditën e mërkurë, më 10 tetor në “Elbasan Arena”.

E veçanta e kësaj ndeshjeje do të jenë arbitrat, pasi për këtë sfidë janë zgjedhur për të arbitruar gjyqtarë nga Kosova. Gjyqtari Genc Nuza, është caktuar të drejtojë takimin miqësor, ndërkohë që Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, do të jenë asistentët e tij. Gjyqtar i katërt, do të jetë arbitri i Kategorisë Superiore, Juxhin Xhaja.