Dy ndeshjet e Shqipërisë, Panucci analizon ekipin: Çfarë na mungoi dhe planet që kam

483
Tekniku italian Christian Panucci ka bërë një analizë të ekipit kombëtar shqiptar pas dy ndeshjeve eliminatore të botërorit “Rusi 2018”.

Në lidhje me ndeshjen me Lihtenshtejn, Panucci tha se ekipi bëri një lojë të mirë ndërkohë që skuadra nuk bëri asnjë gjuejtje në portë.

“Shumë lojtarë po sforcohen duke pasur parasysh që është dhe fillimi i sezonit të klubeve. I trembesha gjendjes fizike të lojtarëve. Edhe të mundnim Lihteshtejnin nuk ishte e lehtë. Por mund të them që jam i kënaqur, pasi Lihteshtejn nuk goditi asnjëherë portën. Luajtëm 30 minuta shumë lehtë, por në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka jo për golat por për dinamikën e lojës. Kishim lojtarë si Memushaj, Ajeti e Llullaku që nuk janë në formën e tyre më të mirë me klubet përkatëse,” tha Panucci.

Ndërsa për sa i përket përballjes me Maqedoninë, tekniku italian tha se bëri një ndryshim duke vendosur 4 sulmues.

“Më pas në Maqedoni, bëra një zgjidhje me Lila dhe Kukelin përpara, pasi e ndjeja forcën e tyre, si dhe mundësinë për të luajtur topin. Vendosa 4 lojtarë në sulm, Roshi, Hysa, Llullaku, Sadiku, sepse kisha frikë se nëse humbim topin, Maqedonia është e ashpër në kundërsulm. Edhe pse në pjesën e parë nuk luajtëm mirë, mund të them që nuk vuajtëm. Tani që e njoh ekipin, sa më shumë kualitet të ketë në fushë, aq më mirë është. Plani im është të kem në skuadër mesfushorë e sulmues të mirë,” tha Panucci.
Sigal