Pas dasmës përrallore, futbollisti i njohur, baba për herë të tretë

510
Ndonëse ai pak javë më parë ishte në qendër të vëmendjes për ceremoninë martesore si nëpër përralla, tashmë nga ylli i futbolli Leonel Messi vjen një tjetër lajm i bukur.
Mediat spanjolle raportojnë se Antonela Roçuzzo, gruaja e Messit, është në pritje të fëmijës së tretë. Lajmi u konfirmua edhe nga vet futbollisti në Instagram. Mediat shkruajnë se 29-vjeçarja është në hapat e parë të shtatzënisë, ndërsa ende nuk dihet gjinia e fëmijës.

Çifti aktualisht ka dy djem, Thiago, që lindi më 2 nëntor të 2012-ës dhe Mateo, i cili lindi më 11 shtator të 2015.


Sigal