Donte ti shpëtonte policisë, aksidentohet sulmuesi i njohur

133

Mbrëmjen e djeshme, sulmuesi i Fiorentinës, Gregori Defrel, ka pësuar një aksident me makinë. Në fakt, shkaktari ishte vetë francezi i cili në tentativë për t’i ikur policisë është përplasur. Për fat të mirë Defrel nuk ka pësuar dëme fizike nga aksidenti, ndërkohë që ishte i shoqëruar edhe nga e fejuara, po edhe ajo ia ka hedhur pa dëmtime nga aksidenti.

Gjithçka nisi për arsyen se Defrel nuk i ishte bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, dhe në mënyrë për t’i shpëtuar policisë, ka humbur kontrollin e automjetit. Pas aksidentit lojtari nuk pranoi të shoqërohej në spital, ndërsa iu gjet nivel i lartë i alkoolit në gjak.

Ndërkohë që futbollistit i është hequr menjëherë leja e drejtimit, ndërsa pritet që një masë ndëshkimore ndaj Defrel të merret edhe nga klubi i Sampdorias për sjelljen e gabuar jashtë fushe. Defrel, i cili është në pronësi të Sampdorias, po kalon një periudhë të vështirë, teksa pas një starti të mirë tashmë ka humbur vendin e titullarit në skuadër.