Dani Alvesh “i shkel” syrin Premier Ligës

613
Nuk kanë të mbaruar deshirat për të provuar veten në kampionate të ndryshme për Dani Alvesh.
Pas shkëlqimit në rradhët e Seviljas në LaLiga, braziliani ndryshoj ambjent, por jo kampionat, duke firmosur me Barcelonën. Me blaugranët ai kaloj një përiudhë fantastike duke u kthyer në një lojtarë kyç për skuadrën. Mbrojtësi kaloj 8 sezone me spanjollët duke ndihmuar të fitojë çdo titull të mundshëm.
Dëshira për të provuar eksperienca të reja e shtyu drejt kampionatit Italia ku Juventusi ishte skuadra që i ofroj hapësirë vetëm për një sezon. Në merkaton e verës, Dani Alvesh ndryshoj përsëri ambjent, duke firmosur kontratë me PSG.
Por aventurat e tij nuk ndalen me kaq. Braziliani dëshiron edhe një eksperiencë në Premier Ligën angleze, me Manchester City që e pret me krahë hapur, ndërsa Alvesh do të gjente te “qytetarët” teknikun spanjoll Pep Guardiola.
Sigal