Bertoni largohet nga Partizani, mesfushori italian s’do të jetë më pjesë e të “kuqve”

427
Sigal

Sot me anë të një postimi, klubi kryeqytetas njofton se ka ndërprerë bashkpunimin me Italianin. Klubi dhe lojtari kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të ndërprerë me mirëkuptim bashkëpunimin dy palësh.

Bertoni iu bashkua me 15-të herë kampionët e vendit përgjatë muajit Korrik në formën e huazimit ngaitalianët e Sudtirol, dhe u aktivizua me të kuqtë në ballafaqimet Evropiane dhe në 4 ndeshjet e para të sezonit.

 Me ardhjen e Starovës Bertoni nuk u aktivizua as edhe për një minutë duke nënkuptuar se ai nuk do të ishte më një zgjedhje e parë dhe kosovari Ylber Ramadani do të zërë vendin e tij.