Belgjika thyen Rusinë

589
Sigal

Belgët kualifikohem me golin e 19-vjeçarit Divok Origi. Asnjë minutë për Adnan Januzajn

Një gol i zëvendësuesit 19-vjeçar, Divok Origit, në minutën e 88-të i garantoi Belgjikës fitoren 1-0 ndaj Rusisë në “Marakana”, duke siguruar kështu kualifikimin në 1/8-at, pasi edhe ndeshjen e parë e kishte fituar 2-1 ndaj Algjerisë. Për Origin kjo ishte një ditë e madhe: ndeshja e parë, goli i parë dhe lojtari më i ri në moshë që shënon për Belgjikën në një Kupë Bote. Rusia e Fabio Kapelos, e konsideruar favorite në grupin H, me vetëm një pikë pas dy ndeshjeve, tani i duhet të fitojë bindshëm ndaj Algjerisë, për të siguruar edhe ajo një vend midis 16 ekipeve më të mira të Kampionatit Botëror “Brazil 2014”. Edhe pse, italiani Kapelo është trajneri më i paguar në botë përsa u përket ekipeve kombëtare – rreth 8,3 milion euro në vit (Vilmots i Belgjikës merr 11 herë më pak, rreth 640 mijë euro), rezultatet e Rusisë në këtë Botëror mund të konsiderohen zhgënjyese, edhe pse ajo ka qenë dukshëm më mirë në lojë dhe statistika me kundërshtarët. Kështu, pas barazimit 1-1 me Korenë e Jugut (pas gafës së portierit Afikiniev), Rusia nuk arriti të finalizojë epërsinë ndaj Belgjikës. Ndeshje ishte shumë e dyluftuar dhe me raste, për të dyja ekipet. Edhe në këtë takim, lojtari me origjinë shqiptare; Adnan Januzaj, nuk luajti asnjë minutë, duke mos u preferuar nga trajneri Mark Vilmots.

 “Jo më gaz për Belgjikën”

 Pas humbjes së Rurisë me Belgjikën, në rrjetet sociale kanë shpërthyer ironitë. Një person i identifikuar si “Blatter” ka ironizua me Presidentin rus, Vladimir Putin. “Jo më gaz për Belgjikë”.

Van Gal: “FIFA po favorizon Brazilin!

 Trajneri i Holandës, Luis van Gaal, kritikoi hapur FIFA-n për mungesën “Fair Play”-it kundrejt skuadrës që ai drejton. Portokallinjtë tashmë të kualifikuar në fazën tjetër do të përballen sot në orën 18:00 me Kilin për të përcaktuar skuadrën që do të renditet e para në grupin B. Ekipi që do të përfundojë fazën e grupeve në krye sipas të gjitha gjasave do të evitojë një përplasje me Brazilin në raundin tjetër. Sipas Van Gaal, FIFA po bën çdo gjë për të favorizuar vendin organizator dhe sipas tij nuk është aspak e drejtë që Holanda të zbresë në fushë 4 orë përpara Brazilit, pasi “tulipanët” takimin e dytë në grup e kanë zhvilluar një ditë më vonë se “Selesao”. “Nuk më duket aspak Fair Play pasi çdo gjë bëhet për të favorizuar Brazilin”, – tha Van Gal.

 

Shaqiri: “Jo vetëm unë fajtor”

 Pas humbjes 5-2 kundër Francës, Zvicra po kalon një moment jot ë mirë edhe pse mbetet e favorizuar për të siguruar një biletë drejt fazës tjetër. Gjatë një intervistë për mediat helvete, Xherdan Shaqiri u shpreh: “Ndaj Francës nuk u shfaqëm në formën më të mirë, por duhet të duhet të shikojmë aspektin pozitiv që shënuam dy gola. Ndaj Ekuadorit në Brazilia luajtëm në një klimë shumë të ndryshme, por ndaj Hondurasit në Manaus ndryshon gjithçka sepse kushtet bëhen më ekstreme. Kjo është si një finale për ne”.

 Parashikimet e ndeshjeve të sotme

 Kompanitë më të mëdha të basteve parashikojnë fitoret e Spanjës ndaj Australisë, Holandës ndaj Kilit (ndeshje të grupit B), si edhe të Brazilit ndaj Kamerunit e Kroacisë ndaj Meksikës (ndeshje të grupit A). Kështu, fitorja e Spanjës ndaj Australisë parashikohet me koeficientin 1.39 kundrejt 7.91 të australianëve (barazimi 4.82). Fitorja e Holandës është 2.56 kundrejt 2.73 të kilianëve (barazimi 3.34). Fitorja e Brazilit ndaj Kamerunit të eliminuar kuotohet 1.12. Fitorja e Kroacisë është kuotuar me 2.53 ndaj 2.79 të Meksikës (barazimi: 3.30).

 

Parashikimet e basteve 1X2

18:00 Australi-Spanjë             7.91       4.82              1.39

18:00     Holandë-Kili            2.56       3.34              2.73

22:00     Kamerun-Brazil        21.23     3.46              1.12

22:00     Kroaci-Meksikë        2.53              3.30              2.79

 

Parashikimet e “Telegraf”

18:00 Australi-Spanjë             (fiton Spanja)

18:00     Holandë-Kili            (fiton Holanda)

22:00     Kamerun-Brazil        (fiton Brazili)

22:00     Kroaci-Meksikë        (barazim)