Bayern, polemika mes Kaizerit dhe Pep për Vidalin

405
“Nuk na nevojiten lojtarë që nuk lëvizin në mesin e fushës. Nuk është kjo që prisnim prej tij”. Kjo është kritika e radhës e bërë nga kaizeri gjerman, Franz Beckenbauer, sigurisht në drejtim të lojtarit më të ri të mesfushës bavareze, Arturo Vidalit. Sipas legjendës së futbollit gjerman, mesfushori kilian i ardhur nga Juventusi po luan shumë më poshtë në nivel nga sa pritej.
E megjithatë, Kaizeri gjerman nuk është ndalur me kaq, por ka shtuar se “me siguri, ai mund të luajë shumë më mirë nga ç’po bën. Mund të humben pasime apo dyluftime në mesfushë, por impenjimi duhet të jetë në maksimum në çdo ndeshje, ndaj kujtdo rivali”. Mesfushori kilian është përfshirë së fundi në një vorbullë kritikash si në vendlindjen e tij, ashtu edhe në Gjermani; si për çështje që i përkasin futbollit, ashtu edhe për sjelljet jashtë fushave të blerta.
Sigal