Champions League/ Humbi udhëtimin drejt Kiev-it, Liverpool me mungesë të rëndësishëm

479
Sigal

Mbrëmjen e sotme gjithë bota do t’i ketë sytë nga Kiev-i, pasi në stadiumin “Olimpiyskiy” Liverpool dhe Real Madrid do të diskutojnë finalen e Uefa Champions League. Një trofe i lakmuar nga të dyja skuadrat, me spanjollët që janë kampionët në fuqi, ndërkohë që “The Reds” janë të uritur për ta bërë të tyrin këtë trofe.

Tifozë të shumtë kanë zgjedhur ta shikojnë nga afër këtë takim, ndërkohë që një tifoz i “The Reds” do e shikoj nga shtëpia, edhe pse ka një biletë për tu hyrë në stadium. 

Ernie Ashley është emri i tifozit të Liverpoolit, i cili ka qenë në çdo finale që klubi anglez e ka luajtur në Evropë,

Ai ishte i pafat pasi ka humbur mundësinë për ta shikuar finalen me Real Madridin pasi në minutat e fundit iu është anuluar fluturimi për në Kiev, derisa kur e ka kuptuar këtë 75-vjeçari ka shpërthyer në lot.

Në një video të shpërndarë nga Liverpool-i, tifozi thotë “Do të jetoj edhe për një finale të Klopp,”.

UEFA bëri një gabim të madh që vendosi që kjo finale të luhet në Kiev, një qytet pa traditë për të organizuar një finale të tillë pasi nuk është vetëm Ernie që humbet mundësinë për të qenë në stadium por edhe shumë tifozë të tjerë të Liverpoolit dhe Real Madridit shkaku që nuk ka fluturime të shpeshta për në Kiev.