Atletico i falet Koke dhe “hipotekon” vendin e dytë, derbi i Sevilla-s fitohet nga spektakli

492
Janë luajtur 6 takimet e programuara për javën e 37-të të La Liga.
Sfida më e rëndësishme luhej në “Estadio Benito Villamarín” me Betis që përplaste “brirët” me rivalët e qytetit Sevilla, por që nuk nxori fitues nga ky duel. Një barazim në shifrat 2-2 dhe skuadrat që ndanë nga një pikë, që i shërben për të qëndruar brënda objektivave të tyre.
Ndjekësit më të afërt të lidërve të kampionatit, Atletico Madrid ka arritur një fitore minimale 1-0 ndaj Getafe. Goli i vëtëm i takimit u shënua nga Koke që në minutën e 8-të. 

Në ndeshjet tjera u regjistruan këto rezultate: Real Sociedad-Leganes 3-2; Alaves-Ath Bilbao 3-1; Dep. La Coruna-Villareal 2-4; Eibar-Las Palmas 1-0; Girona-Valencia 0-1
Sigal