Arrestohen 58 vetë për trukime, pranga për ish-Kryetarin e Bashkisë së Volos-it

524
Skandali i manipulimit të ndeshjeve, dje ka çuar në pranga 58 individë në Greqi. Këtë e ka bërë Gjykata e Arbitrazhit në Athinë, duke i akuzuar atë për rolet e tyre në skandalin e manipulimit të ndeshjeve. Skandali u bë publik pasi shumë telefonata të përgjuara përfunduan në mediat më të mëdha në vend, duke zbuluar fytyrën e vërtetë të futbollit me emra bastvënësish, gjyqtarësh, futbollistësh, trajnerësh e pronarësh, të cilët flisnin hapur për manipulime ndeshjesh në favor të basteve sportive. Mes të dënuarve me burg janë edhe ish-presidenti i skuadrës Asteras Tripoli, dhe ai i Olimpiakos Volou. Ky i fundit, Akiles Beos, ka qenë edhe kryetar bashkie në Volos, ndërsa u dënua me 4 vite burg. Nga ana e saj, UEFA e ka përshëndetur këtë vendim, për një çështje në të cilën ajo ka punuar përkrah autoriteteve greke.
Sigal