Andre Silva e mbyll huazimin te Sevilla, rikthehet te Milani

199

Pas një nisjeje fantastike të sezonit, me 8 gola në 10 ndeshjet e para në të gjitha kompeticionet, performanca e Andre Silvës te Sevilla filloi gradualisht të binte.

Më pas, një dëmtim, dhe sulmuesi portugez mbeti nga fillimi i prillit deri në fund të sezonit pa luajtur.

Klubi andaluzian, mesa duket nuk do e ushtrojë të drejtën e blerjes pas huazimit nga Milani, dhe diçka e tillë kuptohet edhe nga postimi i vetë Silvës në Instagram, ku njofton largimin nga Sevilla.

“Faleminderit Sevilla për mirëseardhjen e pabesueshme, sezoni mbaron këtu. E dashuroja shpirtin e klubit dhe qytetit. Shpresoj që e ardhmja të sjellë gjëra të mira”, shkruan Andre Silva në Instagram.

Tashmë, pas kalimit të dëmtimit, e ardhmja e portugezit mbetet ende të vendoset.

Agjenti Jorge Mendes po përpiqet të gjejë një klub të ri për të, siç flitet në Premier Ligë, por ndoshta me ardhjen e një trajneri të ri në stolin e Milanit, mund të qëndrojë edhe tek “Djalli”, që ka kartonin e futbollistit.