Analisti Mourinho: Lampard gaboi, duhej më shumë eksperiencë

593
Sigal

Chelsea e nisi kampionatin me një humbje katastrofike 4-0 ndaj Manchester United në “Old Trafford. Jose Mourinho, tani në rolin e opinionistit në “Sky Sport” ka evidentuar Frank Lampard si faktor të këtij dështimi për shkak të zgjedhjes së futbollistëve nga minuta e parë.

“Duhet të kishte zgjedhur një ekip me më shumë eksperiencë për ndeshjen e tij të parë. E ka nisur me Tammy Abraham, 21 vjeç, dhe Mason Mount, 20. Duhej të kishte luajtur me Olivier Giroud dhe N’Golo Kante.

Edhe nëse Kante nuk mund të luajë më shumë se 35 minuta, ai mund të aktivizohet nga minuta e parë dhe të dalë kur nuk ia del dot më. Marcos Alonso ishte në stol, ndërsa luanin lojtarë pa eksperiencë dhe kjo ka rezultuar fatale. Ky nuk është Manchester United që bënte botën të dridhej, por thjesht Manchester United”, u shpreh portugezi.