Opozita e Bashkuar është maxhorancë

143

Sondazhi i dytë i IPR Marketing: Nëse votimet do të bëheshin sot, 51.5% do të votonin kundër qeverisë Rama. Ja orientimi i votës në 29 maj 2019

Sondazhi i dytë RTV Ora në bashkëpunim me IPR Marketing: 38.9% e shqiptarëve e gjykojnë negativisht punën e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij

Opozita e Bashkuar është maxhorancë, nëse votimet do të bëheshin sot, do votohen nga 51,5 % e shqiptarëve

RTV Ora në bashkëpunim me IPR Marketing, sjell rezultatet e sondazhit te dyte në nivel kombëtar për këtë vit.

Marzhi i gabimit

Kampioni përfaqësues është 2000 shqiptarë. Antonio Notto: “Ne nuk kemi intervistuar 2 mijë, por 12 mijë, 13 mijë, por ai kampion na jep thellësisht të gjitha të dhënave për qëllime politike dhe se si orientohet vota. Qytetarët janë gjetur me telefon si në nr fiks edhe në celular. Marzhi i gabimit është 2.7%.”

51,5 % e shqiptarëve votojnë Opozitën

Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, orientimi i votës së shqiptarëve është në krahun e opozitës, PD – LSI.
Konkretisht: Orientimi i votës në 29 maj për PS është 44.5%, krahasuar me 44% me orientimin e votës në 3 prill. Ndërsa në vitin 2017, për zgjedhjet e përgjithshme orientimi i votës për PS ishte 48.3%.

Orientimi i votës në 29 maj për PD është 38.5%, me një rënie prej 0.5% nga sondazhi i 3 prillit, ku PD kishte 39%.

Ndërsa në vitin 2017 orientimi i votës për PD ishte 28.9%.

Orientimi i votës së shqiptarëve për LSI nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot (29 maj) është 13%, me një rënie krahasuar me sondazhin e 3 prillit dhe me sondazhin e 2017 për zgjedhjet e përgjithshme.

Forca më e re politike, Bindja Demokratike ka arritur të fitojë zemrat e 2 % të shqiptarëve. Po ashtu 2% e shqiptarëve kanë thënë se do votojnë për parti të tjera.

 

Në rast se procesi për anëtarësimin në Bashkimin Evropian do bllokohej, përgjegjësia do të binte mbi politikën

Kur vjen puna për integrimin e Shqipërisë, shqiptarët janë të drejtpërdrejt, duke akuzuar klasën politike.

47.2 % e të anketuarve mendojnë se nëse bllokohet procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE përgjegjësia bie edhe mbi qeverinë edhe mbi opozitën. Ndërsa në sondazhin e 3 prillit ishin 55.4% e shqiptarëve që kishin këtë mendim.

29.6% e shqiptarëve mendojnë se përgjegjësia bie mbi qeverinë, kundrejt 20.4% që ishte në sondazhin e kaluar. Ndërsa 21.1% mendojnë se përgjegjësia bie mbi qeverinë, kundrejt 16.6% që mendonin në sondazhin e 3 prillit. Ndërsa 2.2%.


Tabela 1: Shqiptarët e gjykojnë negativisht veprimtarinë e qeverisë

Pyetja: Si e gjykoni veprimtarinë e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama?

38.9% e shqiptarëve e gjykojnë negativisht punën e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij, krahasuar me 34.7% nga sondazhi i kaluar. 32.2% e shqiptarëve mendojnë se puna e qeverisë dhe e kryeministrit Edi Rama është pozitive, krahasuar me 29.5% nga sondazhi i 3 prillit. Janë 18.3% e shqiptarëve të cilët mendojnë as pozitivisht dhe as negativisht. Ndërsa 10.6 % nuk kanë dhënë përgjigje.

Tabela 2: Kriza politike, sjellje jo normale e partive politike

Në lidhje me krizën politik që po kalon aktualisht vendi, 52.5% e shqiptarëve mendojnë se kjo është një situatë jo e ligjshme dhe jo normale dhe përtej hapësirës demokratike.

38.8% e të anketuarve mendojnë se është një sjellje normale e partive politike në respekt të parimeve demokratike.

Ndërsa 8.7% janë përgjigjur se nuk e dinë.

Tabela 4: 42,2 %  e shqiptarëve duan zgjedhjeve të parakohshme 

Pyetjes: Opozita ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme. Duke menduar për të mirën e Shqipërisë, ju jeni pro apo kundër zgjedhjeve të parakohshme?

Kundër zgjedhjeve të parakohshme janë 42.2% e shqiptarëve, një shifër kjo në rënie, pasi në sondazhin e 3 prillit 51.9% nuk donin zgjedhje të parakohshme.
Në favor të zgjedhjeve të parakohshme janë 40.2% e shqiptarëve, duke pësuar një rritje krahasuar me sondazhin e parë sipas të cilit vetëm 28.9% ishin për zgjedhje të parakohshme. Ndërsa 15.6% nuk kanë pranuar të përgjigjen, krahasuar me 19.2% nga sondazhi i kaluar.

Tabela 6: Jo zgjedhje pa opozitën

Pyetja: Sipas jush, mazhoranca duhet të hyjë në zgjedhjet lokale, pavarësisht mospjesëmarrjes së opozitës?

47.4% e shqiptarëve janë të mendimit se mazhoranca nuk duhet të hyjë në zgjedhje pa opozitën. 38.6% thonë se janë mazhoranca duhet të hyjë në zgjedhje, pavarësisht mospjesëmarrjes së opozitës. Ndërsa 14 % thonë se nuk e dinë.

Tabela 7: Zgjedhjet pa opozitën të pavlefshme

Pyetja: Gjithësesi, pa pjesëmarrjen e opozitës, sipas jush, a do ishin të vlefshme zgjedhjet e qershorit?

Shqiptarët mendojnë se zgjedhjet e 30 qershorit pa pjesëmarrjen e opozitës nuk do të ishin të vlefshme dhe të ligjshme. Janë 60.6% e shqiptarëve që ndajnë këtë mendim. Ndërsa vetëm 33.4% mendojnë se zgjedhjet do të ishin të vlefshme edhe pa pjesëmarrjen e opozitës. 5.9% kanë thënë se nuk e dinë.

Data e zgjedhjeve duhet të shtyhet 

53.5% e shqiptarëve mendojnë se data e zgjedhjeve të 30 qershorit duhet të shtyhet, kjo referuar situatës aktuale politike. 38.4% e shqiptarëve nuk janë dakord që data e zgjedhjeve të shtyhet. Ndërsa 8.1% janë përgjigjur “nuk e di”.

Politika përgjegjëse për mos integrimin e Shqipërisë 

Tabela 10: Në rast se procesi për anëtarësimin në Bashkimin Evropian do bllokohej, përgjegjësia do të binte mbi politikën.

Kur vjen puna për integrimin e Shqipërisë, shqiptarët janë të drejtpërdrejtë, duke akuzuar klasën politike. 47.2 % e të anketuarve mendojnë se nëse bllokohet procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE përgjegjësia bie edhe mbi qeverinë edhe mbi opozitën. Ndërsa në sondazhin e 3 prillit ishin 55.4% e shqiptarëve që kishin këtë mendim.

29.6% e shqiptarëve mendojnë se përgjegjësia bie mbi qeverinë, kundrejt 20.4% që ishte në sondazhin e kaluar. Ndërsa 21.1% mendojnë se përgjegjësia bie mbi qeverinë, kundrejt 16.6% që mendonin në sondazhin e 3 prillit. Ndërsa 2.2%

Shqiptarët duan të hapen vende pune

Tabela 11: Sipas jush çfarë duhet të bëjnë politikanët për të evituar shqiptarët të largohen nga vendi?

Që shqiptarët mos të largohen nga vendi duhet që të hapen vende pune. Kështu mendojnë edhe shumica e shqiptarëve, ku 64.8% prej tyre mendojnë se politikanë duhet të rrisin vende pune për të evituar shqiptarët të largohen nga vendi. 50.7% e shqiptarëve mendojnë se duhet të rriten rrogat minimale. 29.9% janë të mendimit se duhet të përmirësohen kushtet për të bërë karrierë. Të përmirësojnë sistemin e formimit mendojnë 16.4 % e të anketuarve. Ndërsa 3.7% mendojnë se duhet të bëhen marrëveshje me vendet pritëse për riatdhesimin e tyre. 32.2% e shqiptarëve mendojnë se për të evituar largimin e shqiptarëve jashtë vendit duhet të luftohet korrupsioni dhe kriminaliteti. 12.3% mendojnë se duhet të inkurajohen (edhe ekonomikisht) kthimin e shqiptarëve nga jashtë vendit.

Orientimi i votës në 29 Maj 2019

38.9% e shqiptarëve e gjykojnë negativisht punën e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij,

38,5 %  do të votonin për PD

13 % do të votonin për LSI

44.5  % do të votonin për PS

53.5% e shqiptarëve mendojnë se data e zgjedhjeve të 30 qershorit duhet të shtyhet

60,6 % e shqiptarëve mendojnë se zgjedhjet e 30 qershorit pa pjesëmarrjen e opozitës nuk do të ishin të vlefshme dhe të ligjshme

47.4% e shqiptarëve janë të mendimit se mazhoranca nuk duhet të hyjë në zgjedhje pa opozitën.

52.5% e shqiptarëve mendojnë se kriza politike është  jo e ligjshme dhe jo normale dhe përtej hapësirës demokratike